ReMusica Festival

ReMusica Festival Edicioni XXIII

ReMusica Festival l Edicioni XXIII Edition
05 > 08.11.2024
TOGETHERNESS
Prishtinë & Prizren -Republika e Kosovës Pristina, Republic of Kosova

TOGETHERNESS – A Celebration of Music, Diversity, and Enduring Connections

Under the theme of “Togetherness,” the 23rd edition of the ReMusica Festival presents a comprehensive programme over four days, placing a strong emphasis on musical excellence, educational growth, and global cultural exchange. The festival promises to be a celebration of music and art, fostering both diversity and inclusivity. Its aim is to enhance Kosovo’s classical music scene through a mix of classical & contemporary music performances, education, and cultural diplomacy, thereby creating lasting opportunities for artists and festival makers within the region

This year, ReMusica shines a spotlight on local artists with international careers, uniting them from various countries for collaborative ventures. The programme embodies the spirit of togetherness as these artists engage in meaningful partnerships and exchange their unique perspectives. 

In addition to these collaborative performances, the ReMusica Festival is a host to prominent international guests, including festival programmers, organisations, and members of the media. The guests will have the privilege to experience the festival, explore the local artistic community, and collaborate to pave the way for future opportunities and collaborations.

At the heart of the festival lies the passion and dedication of the artists involved, from local talents who have made a significant impact in their communities to the international stars.

The 23rd edition, with over 200 participants from Kosovo, Belgium, France, Portugal, Austria, Germany, Spain, Italy among countries throughout Europe and beyond, will offer a diverse programme of concerts – with remarkable international and local artist; Discussions and artist talks: Thought-provoking panel discussions on important topics such as sustainability, and environmental practices within the industry. These panels aim to foster a platform for expert dialogue and idea exchange; Educational Programme – workshops and masterclasses,  dynamic and enriching learning environment where artists, students, and music enthusiasts can come together to exchange ideas, build connections, and inspire one another.
Networking: The festival will provide opportunities for networking, collaboration, and building connections among local artists, international guests, festival makers, and industry professionals coming from Europe; ReMusica Junior: The festival will feature a range of activities, including the traditional programme; ReNew programme for emerging artists and much more!

Petrit Çeku, Raquel Andueza, Elbenita Kajtazi, ReVocal Ensemble, Trio Elogio, Margherita Berlanda are just a few names of this edition.

In this spirit of togetherness, ReMusica Festival invites all to join in a “fiesta” that bridges borders and unites cultures through music.

_______

TOGETHERNESS (SË BASHKU) – festa e muzikës, shumëllojshmërisë dhe vendit ku krijohen lidhje të qëndrueshme.

Edicioni i 23-të i Festivalit ReMusica, me temën “Togetherness,”  paraqet një program të plotë katër ditor, me theks të veçantë mbi përsosmërinë muzikore, zhvillimin edukativ dhe shkëmbimin kulturor global. Ky edicion do të jetë një festë e muzikës dhe artit, duke promovuar si shumëllojshmërinë ashtu edhe gjithëpërfshirjen

Qëllimi i tij është të ngrisë skenën e muzikës klasike të Kosovës përmes gërshetimit të muzikës klasike dhe moderne, edukimit dhe diplomacisë kulturore, duke krijuar kështu mundësi të qëndrueshme për artistët dhe krijuesit e festivalit brenda rajonit.

Këtë vit, ReMusica vendos në qendër të vëmendjes artistët vendas me karriera ndërkombëtare, duke i bërë bashkë ata nga vende të ndryshme. Programi përfaqëson frymën e bashkimit, teksa këta artistë angazhohen në partneritete kuptimplota dhe shkëmbejnë perspektivat e tyre unike. 

Përveç këtyre performancave bashkëpunuese, Festivali ReMusica është nikoqire e mysafirëve ndërkombëtarë, përfshirë udhëheqës të festivalesh, organizata dhe anëtarë të medias, etj. Mysafirët do kenë privilegjin të përjetojnë festivalin në mënyrë unike, të eksplorojnë komunitetin artistik vendas dhe të hapin rrugë për mundësi dhe bashkëpunime në të ardhmen.

Në zemër të festivalit zë vend  pasioni dhe përkushtimi i artistëve të përfshirë, që kanë një ndikim të rëndësishëm në komunitetet e tyre, nga talentet lokale deri te yjet ndërkombëtarë.

Edicioni i 23-të me mbi 200 pjesëmarrës nga Kosova, Belgjika, Franca, Portugalia, Austria, Gjermania, Spanja, Italia dhe nga e gjithë Europa, do t’ofrojë një program të gjerë, duke filluar nga Koncertet: me artistët më të çmuar të skenave botërore dhe vendore; Diskutime: Panele diskutimi me tema të rëndësishme si qëndrueshmëria dhe praktikat mjedisore brenda industrisë duke synuar krijimin e  një platformë për dialog ekspertësh dhe shkëmbim idesh.; Koncertet akusmatike & elektroakustike; Rrjetëzim: mundësi për rrjetëzim, bashkëpunim dhe krijim lidhjesh midis artistëve vendas, mysafirëve ndërkombëtarë, krijuesve të festivaleve dhe profesionistëve të industrisë; Programi Edukativ – punëtori dhe masterklasa, një mjedis dinamik dhe pasurues ku artistët, studentët dhe dashamirët e muzikës mund të bashkohen për të shkëmbyer ide, ndërtuar lidhje dhe frymëzuar njëri-tjetrin. Poashtu, Festivali do të përfshijë një gamë aktivitetesh, duke përfshirë programin tradicional ReMusica Junior për fëmijë, punëtori, programin ReNew për artistë të rinj dhe shumë më tepër.

Petrit Çeku, Elbenita Kajtazi, ReVocal Ensemble, Trio Elogio, Margherita Berlanda, Flaka Goranci janë vetëm disa nga emrat e këtij edicioni.

Në këtë frymë bashkimi, Festivali ReMusica ju fton të gjithëve të jeni pjesë e festës që tejkalon kufijtë dhe bashkon kulturat përmes muzikës.