ReMusica Festival

ReMusica 2015

EDITORIAL

Edicioni i XIV-të i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës REMUSICA vazhdon të mbetet besnike e postulateve të saja kryesore: promovimit të muzikës së re dhe afirmimit të krijimtarisë se kompozitorëve shqiptarë, të ngërthyer gjithmonë, me muzikën e epokave tjera stilistike.
Përkundër situatës së rënduar me zvoglimin drastik të mjeteve nga ana e Ministrisë së Kulturës, ReMusica është përpjekur që ta ruaj cilësinë artistike /profesionale/ të festivalit. Ne jemi të vetëdijshëm që si pasojë e investimeve jo adekuate, kultura jonë duhet të përcaktohet në mes dy rrugëve krejtësisht diferente – përballjes së saj me konkurencë valide ndërkombëtare apo zhytjes në një sistem vlerash të veçanta të shkëputur nga bota. , ku mediokritetet do të sundonin kulturën.
ReMusica, në këtë drejtim nuk ka dilema – rruga e saj është përvetësimi i standardeve më të larta artistike. Për ne primare është, edhe më tutje, shkëmbim dhe komunikimi ynë me vlera të verifikuara ndërkombëtare.

Festivali ReMusica, edhe sivjet, programin e realizon në bashkëpunim me ansamble dhe artistë nga jashtë. Ajo që e dallon këtë edicion nga vitet e kaluara, është fakti se katër koncerte nga gjithsejt tetë sa janë, i takojnë ansambleve të mëdha. Pjesmarrës në edicioni e sivjemë janë: Kori “ Kansai Koyuaki “ nën udhëheqjen e kompozitorit më të njohur japonez të muzikës korale – Ko Matsushita dhe Keishi Ito, Kori i Amerikan nga SHBA, çelisti me renome ndërkombëtare nga Italia Roberto Trainini në bashkëpunim me pianisten e njohur tiranase Merita Rexha – Tërshana, virtuozi violinistik shqiptar, Jonian Kadesha. Në kuadër të edicionit të sivjemë do të jetë edhe koncerti tradicional i muzikës akusmatike belge, si dhe koncerti me emërtim sinjifikativ “Nata shqiptare”. Dy netët e fundit i takojnë Korit dhe Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës.

Si gjithmonë, në ReMusica do të jetë edhe Tribuna muzikologjike, që sivjet i kushtohet debatit rreth temës “Krijimtaria e muzikës së re shqiptare në momentin e tanishëm”. Në të do të të flitet për pëfshirjen e muzikës të autorëve tanë në jetën koncertore, në radio dhe televizion, në programet e festivaleve, në diskografi dhe në fushën e botimeve. Në këtë debat, do të marrin pjesë emra të njohur nga Tirana dhe Kosova: Zhani Ciko, Zeqirja Ballata, Eriona Rushiti, Nestor Kraja, Eno Koço etj.

Rafet RUDI