ReMusica Festival - Festivali Nderkombetar i Prishtines

ReMusica 2021

ReMusica 20 vjet / ReMusica 20 years

Pse ReMusica?

Ideja themelore e Festivalit ReMusica ishte popullarizimi i muzikës bashkëkohore. Publiku i sotëm përmes sezonit koncertal, kudo në botë, e në veçanti te ne, nuk ka mundësi të mjaftueshme të njoh krijimtarinë kohëve të sotme. Ajo nuk zë vend aq sa duhet në programet e rregullta të sezonit koncertal. Pikërisht, me qëllim të krijimit të një hapësire më të madhe për të, Rafet Rudi, si ideator i ReMusica-s, bashkë me kolegët e tij Iliri Bajri, Zana Shuteriqi, Baki Jashari, Valton Beqiri dhe Mendi Mengjiqi, vendos të organizoi një festival të muzikës bashkëkohore.

Edicioni i Parë i festivalit pa dritë në pranverën e vitit 2002.

Fizionomia e ReMusica-s qëndron mbi tri shtylla vepruese:

  • popullarizimi i krijimtarisë së Shekullit XX deri në ditët e sotme
  • prezantimi i krijimtarisë së kompozitorëve vendas në një festival kompozitorial sa më prestigjioz
  • ballafaqimi i kulturës muzikore bashkëkohore shqiptare/kosovare me atë botërore, me qëllim që krijimtaria jonë të përvetësoj kriteret më të larta artistike, të standardizuara sot në botë.

Festivali lindi si vazhdimësi e aktiviteteve që, në atë kohë zhvillonte ‘Qendra për Muzikën e Re’, një institucion i formuar menjherë pas luftës me nxitjen e Vanessa Redgrave, dhe përkrahjen morale të kompozitorit Philip Glass.

 Artistët dhe ansamblet me renome

Duke qenë të bindur se festivalin të madh e bëjnë artistët e mëdhenjë, ReMusica, përpiqet në vazhdimësi të bashkëpunoj me artistë autoritativ ndërkombëtarë dhe me ansamble ndërkombëtarisht të respektuar. Për të arritur këtë objektiv, Festivali vendos relacione bashkëpunuese me asociacione dhe festivale të rëndësishme në botë që e lehtësonin këtë bashkëpunim, si Pro Helvetia, Gaudeamus, Nomura Cultural Foundation, Swedish Institute, British Council, KFOS, Goethe Institute etj. Më vonë vazhdoi bashkëpunimin me Kunstiftung NRW, Musiques & Recherches etj.

Në vazhdën e kësaj, në ReMusica marrin pjesë artistë e ansamble të mëdha e me famë: Petrit Çeku (Kosovë/Kroaci), Aki Takahashi (Japoni), Marc Bouchkov (Belgjikë), ProModern Vocal Vextet Ensemble (Poloni), Mondriaan Quartet (Holandë), Thomas Leleu (Francë), Ko Matsushita (Japoni), KROUMATA Percussion Ensemble (Suedi), Zagrebacki Solisti – Soloist of Zagreb (Kroaci), Arcis Saxophone Quartet (Gjermani), Jérémy Jouve (Francë), Pierre Fouchenneret (Francë), Premysl Vojta (Çeki), Stockholm Saxofone Quartet (Suedi), Merita Rexha Tërshana (Shqipëri), Trio Fibonacci (Kanada), Elbenita Kajtazi (Kosovë), Rafael Andia (Francë), Marcel Worms (Holandë), Kifu Mitsuhashi & Nanae Yoshimura (Japoni), Trio Elogio (Kroaci), String Quartet of Bulgarian Philharmonic (Bullgari), Ian Pace (Britani e Madhe), Ronnita Nicole Miller (SHBA), Jonian Ilias Kadesha (Shqipëri), Andreas Lewin Richter (Spanjë), Guo Gan (Kinë), Lingling YU (Kinë), Dominique De Williencourt (Francë), Frederic Belli (Gjermani), Annette Vande Gorne (Belgjikë), Michael Finnisy (Britani e Madhe) Orphelié Gaillard (Francë), Florent Héau (Francë), Eleonore Pameijer (Holandë) etj.

Publiku ynë kishte mundësi që prej ansambleve dhe artistëve kompetent të dëgjoj, thuajse për herë të parë veprat e John Cage, Karlheinz Stockhausen, György Ligeti, Georg Crumb, Toru Takemitsu, Krzystof Penderecki, etj.

Përkundër drojës nga një rrugë e panjohur dhe e pa shkelur në mesin tonë, kujdesi në përpilimin e programeve koncertore bëri që ReMusica, që në fillimet e saj, ta rritë gradualisht audiencën e saj.

Nga edicioni i pestë, ReMusica fillon me një iniciativë të re të futjes së veprave të epokave të mëparshme stilistike me të cilat, muzika bashkëkohore do të mund të bën paralele përmbajtësore dhe logjike.

Afirmimi i krijimtarisë vendase

Duke e pasur prioritet afirmimin e krijimtarisë së kompozitorëve vendas, ReMusica vendos një standard unik tek ne – të gjithë artistët dhe ansamblet që vinin nga jashtë, inkuadrojnë në programet e tyre, vepra të autorëve kosovarë/shqiptarë. Duhet nënvizuar se ansamblet dhe solistët me shumë simpati e kanë përkrahur këtë standard tonin.  Kjo është bërë karakteristikë dalluese e festivalit. Gjithashtu, kjo ka krijuar shansë për krijuesit tanë që ata të prezentojnë krijimtarinë e tyre në një konkurencë prestigjioze, të dëshmojnë potencialin e tyre por, pse jo, edhe të rishikojnë nivelin artistik të veprës së tyre.

Audio dhe Video regjistrimet

Meqë të gjitha programet e festivalet regjistroheshin (audio dhe video) dhe arkivoheshin me kujdes, është bërë një pasuri unike për mesin tonë në drejtim të ruajtjes së krijimtarisë së kompozitorëve kosovarë. Kështu, llogaritet që në njëzet vjetëshin e fundit, ReMusica ëshë poseduese e arkivit më të madh në vend të audio-regjistrimeve të krijimtarisë së autorëve tanë! Gjithashtu, inçizimi profesional i koncerteve ka qenë një ndihmesë e rëndësishme për artistët tanë reproduktiv, që ata të ruajnë në shirit të arriturat e tyre.

Rritja e audiencës

Një prej temave preokupuese në organizimin e festivaleve te muzikës moderne, rëndom ka qenë çështja e publikut. ReMusica e ka pasur parasysh këtë problem fundamental, andaj, ka arritur ta bëjë publikun për vete, duke sjell gjithmonë programe të pasura dhe sa më atraktive, krahas ruajtjes së postulatit bazë – popullarizimit e muzikës bashkëkohore.

ReMusica, ndër vite ka ndërtuar fizionominë e saj duke standardizuar dhe profilizuar disa programe tematike. Koncerti tematik “Mbrëmja e muzikës elektroakustike – akusmatike” është tash e njëzet vjet me rradhë, pjesë e pandashme e programit. Deri më tash kanë marr pjesë një mori artistësh, dhe janë përfshi në këtë kolonë tematike të festivalit një numër i madh I veprave të rëndësishmë të kësaj gjinie. Në të kanë marrë pjesë shumë emra të njohur të kësaj gjinie muzikore europiane si Andreas Richter, Annette Vande Gorne dhe emra tjerë actual të kësaj fushe. “Tribuna muzikologjike” ka qenë një prej aktiviteteve më të rëndësishme përcjellëse të festivalit. Në to janë trajtuar tema aktuale që kanë zgjuar një interes të madh shoqëror.

Gjatë dy dekadave të jetës së saj ReMusica, ka arritur t’i definoj disa koncerte tematike, që janë përkrahur pa asnjë rezervë nga publiku. “ReMusica Junior”, “Podiumi i Hapur”, “Kompozitorët e rinj”, “Interpretët e rinj”.

Program tematik që ka zgjatur disa vite me rradh ka qenë “Veprat e reja pedogogjike për instrumente”, me ç’rast janë bërë porositë te autorët vendas krijimi i veprave të reja për instrumente të ndryshme (klarinetë, piano, kitarë, instrumenta të tunxjit etj). Qëllimi ishte që të pasurohet literatura e mëngët për shkollat tona!

 

Por festivali sjellë edhe risi ekskluzive. Në vitin 2007, Remusica bën porosi nga kompozitorë të rëndësishëm europian, nga kompozitori eminent anglez Michael Finnissy, kompozitori italian Giovanni Mancuso, kompozitori bullgar Velimir Zaimov, që shkruajnë vepra origjinale të bazuar në folklorin shqiptar, pikërisht të bazuar në iso-polifoninë shqiptare. Pranimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Një vit më vonë, festivali ka realizuar koncerte me vepra origjinale të kompozitorëve bashkëkohor të kompozuara për instrumente popullore shqiptare.

Shpresuam se Edicioni i sivjemë, në shënimin e 20 vjetorit tonë, nuk do të ketë fatin e vitit 2020 pandemik. Fati ishte tjetër nga ajo që shpresuam. Megjithatë, për dallim nga viti i kaluar, sivjet kemi arritur që të kemi një Edicion Hibrid (të kombinuar) të programit festivalesk.  Një mori aktivitetesh do të mbahen me prezencë fizike siç janë punëtoritë, ligjëratat, kurse pjesa tjetër e koncerteve, në të cilin prezentohen emra të shquar si Elbenita Kajtazi, soprano; Asasello String Quartet nga Gjermania, artistët e shquar nga Franca Pierre dhe Theo Fouchenneret; Merita Rexha Tërshana, piano; artistet tona kosovare sopranoja Kaltrina Miftari dhe Tringa Sadiku në kitarë do të vijnë në skenën e ReMusicas në formë dixhitale.

Të themi në fund se edicioni jubilar i Festivalit ReMusica shënon 20 vjetorin e saj, duke hedhur një vështrim në arritjet e deritashme, si themel i vlefshëm e asaj që do të pason. Siç thot Kierkegaard, “𝘑𝘦𝘵𝘢 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵𝘦̈ 𝘬𝘶𝘱𝘵𝘰𝘩𝘦𝘵 𝘷𝘦𝘵𝘦̈𝘮 𝘥𝘶𝘬𝘦 𝘷𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘳𝘶𝘢𝘳 𝘵𝘦̈ 𝘬𝘢𝘭𝘶𝘢𝘳𝘦̈𝘯; 𝘱𝘰𝘳 𝘥𝘶𝘩𝘦𝘵 𝘫𝘦𝘵𝘶𝘢𝘳 𝘱𝘦̈𝘳𝘱𝘢𝘳𝘢 ”.

Bashkohuni me ne në këtë edicion të 20 -të të ReMusica për të 𝗥𝗜𝗞𝗧𝗛𝗬𝗘𝗥 𝗣𝗔𝗥𝗔.

—————————————————-

 

Why ReMusica?

The primary idea of ​​the ReMusica Festival was the popularization of contemporary music. Today’s audience, through the concert season, everywhere in the world and especially in our country, does not have enough opportunities to know and experience the creativity that is composed today. It does not take up enough space in the regular arrangements of the concert season. Precisely, in order to create a larger space for this particular music, Rafet Rudi, as the creator of ReMusica, together with his colleagues Iliri Bajri, Zana Shuteriqi, Baki Jashari, Valton Beqiri and Mendi Mengjiqi, decided to organize a festival of contemporary music.

The first edition of the festival saw the light in spring of 2002.

ReMusica’s physiognomy rests on three operating pillars:

  • the popularization of twentieth-century creativity to the present day
  • the presentation of local composers and their work in a prestigious compositional festival
  • the confrontation of the contemporary Albanian / Kosovar music culture with the world, with the purpose that our creators acquire the highest artistic criteria that are standardized in the world today.

The festival was born as a continuation of the activities that, at the time developed the ‘Center for New Music’, an institution formed immediately after the war with the encouragement of Vanessa Redgrave and the moral support of the composer Philip Glass.

 

Renowned artists and ensembles

Convinced that great artists make a great festivals, ReMusica constantly strives to collaborate with authoritative international artists and internationally respected ensembles. To achieve this goal, the Festival has established cooperative relations with significant associations and festivals worldwide that facilitated this cooperation. Some of ReMusica’s partners and supporters over the years have been Pro Helvetia, Gaudeamus, Nomura Cultural Foundation, Swedish Institute, British Council, KFOS, Goethe Institute. The cooperation has also continued with Kunstiftung NRW, Musiques & Recherches, to mention but a few.

 

In the continuation of this, ReMusica hosts renowned artists and esnembles: Petrit Çeku (Kosovo/Croatia), Aki Takahashi (Japan), Marc Bouchkov (Belgium), ProModern Vocal Sextet Ensemble (Poland), Mondriaan Quartet (Netherland), Thomas Leleu (France), Ko Matsushita (Japan), KROUMATA Percussion Ensemble (Sweden), Soloist of Zagreb (Croatia), Arcis Saxophone Quartet (Germany), Jérémy Jouve (France), Pierre Fouchenneret (France), Premysl Vojta (Czechia), Stockholm Saxofone Quartet (Sweden), Merita Rexha Tërshana (Albania), Fibonaccia Trio (Canada), Elbenita Kajtazi (Kosovo), Rafael Andia (France), Marcel Worms (Netherland), Kifu Mitsuhashi & Nanae Yoshimura (Japan), Trio Elogio (Croatia), String Quartet of Bulgarian Philharmonic (Bulgaria), Ian Pace (Great Britain), Ronnita Nicole Miller (USA), Jonian Ilias Kadesha (Albania), Andreas Lewin Richter (Spain), Guo Gan (China), Lingling YU (China), Dominique De Williencourt (France), Frederic Belli (Germany), Annette Vande Gorne (Belgium), Michael Finnisy (Great Britain) Orphelié Gaillard (France), Florent Héau (France), Eleonore Pameijer (Netherland), etc.

Our audience for the first time had the opportunity to hear from talented and competent ensembles and artists the works of John Cage, Karlheinz Stockhausen, György Ligeti, Georg Crumb, Toru Takemitsu, Krzystof Penderecki, etc.

Despite the fear of the unknown and untrodden path among us, the care in compiling concert programs made ReMusica gradually increase its audience from the very beginning.

From the fifth edition, ReMusica started with a new initiative of introducing works of previous stylistic eras, which provided substantive and logical parallels for the contemporary music present in the festival.

 

Affirmation of local creativity

ReMusica sets an exceptional standard in Kosovo by prioritizing the affirmation of local composers. This has become a distinctive feature of the festival where all artists and ensembles coming from abroad include in their programs works of Kosovar / Albanian authors. Such focus on local creations has enabled composers to present their pieces within a prestigious and competitive scene. It has allowed local artists to prove their potential and has provided the opportunity to review the artistic level of their work.  

 

Audio and Video recordings

Since all festival concerts are recorded (audio and video) and were carefully archived, this has become a unique asset for us in terms of preserving the creations of Kosovar composers. Thus, it is estimated that in the last twenty years, ReMusica possesses the largest archive of audio recordings of local composers’ pieces! Also, the professional recording of concerts has been an important help for our artists, so they could save their achievements on tape.

 

Audience growth

One of the preoccupying topics in organizing modern music festivals has usually been the issue of the public. ReMusica has taken this fundamental problem into account, therefore, it has managed to attract the public by always bringing rich and attractive programs, in addition to preserving the basic postulate – the popularization of contemporary music.

Over the years, ReMusica has built its physiognomy by standardizing and profiling some thematic programs. The thematic concert “Evening of electroacoustic music – acoustic” has been an integral part of the program for twenty years now. So far, many artists have participated, and a large number of important works of this genre have been included in this thematic column of the festival. It has been attended by many well-known names of this European musical genre Andreas Richter, Annette Vande Gorne and other current names in this field. “Music Tribune” has been one of the essential accompanying activities of the festival. They address current topics that have triggered great social interest.

During the two decades, ReMusica has managed to define several thematic concerts, which the public has unreservedly supported. “ReMusica Junior”, “Open Podium”, “Young Composers”, “Young Performers”.

The thematic program that has lasted for several years has been “New pedagogical works for instruments”, in which case requests were made to local authors to create new works for various instruments (clarinet, piano, guitar, brass instruments, etc.). The goal was to enrich the scarce literature for our schools!

The festival also brings innovative programmes. In 2007, Remusica commissioned influential European composers – the eminent English composer Michael Finnissy, the Italian composer Giovanni Mancuso and the Bulgarian composer Velimir Zaimov, to write original works based on Albanian folklore, specifically on the Albanian iso-polyphony. The programme was hailed by the public. A year later, the festival held concerts with original works by contemporary composers for Albanian folk instruments. 

We hoped that this year’s edition, marking our 20th anniversary, would not have the fate of the 2020 pandemic year, and still it happened. However, unlike last year, we managed to have a Hybrid (combined) Edition of the festival program this year. A considerable number of activities will be held with a physical presence, such as workshops and lectures, while the rest of the concerts, in which concerts will be livestreamed, where the public will have the chance to hear from prominent artists such as Elbenita Kajtazi, soprano; Asasello String Quartet from Germany, Pierre and Theo Fouchenneret from France; Merita Rexha Tërshana, piano; our Kosovar artists Kaltrina Miftari – soprano and Tringa Sadiku – guitar.

Finally, the jubilee edition of the ReMusica Festival marks its 20th anniversary; we look at the achievements so far as a valuable foundation of what will follow. As Kierkegaard puts it, “Life can only be understood backwards; but it must be lived forwards.” 

Join us in this 20th edition of ReMusica to REWIND FORWARD together.