ReMusica Festival

ReMusica 2016

EDITORIAL

Edicioni i ri i ReMusica-s, i pesëmbëdhjeti me rradhë, vazhon rrugëtimin e tij në sjelljen e risive që i determinon konteksti i jetës sonë muzikore. Që nga viti i kaluar, jemi përqëndruar në sjelljen e formacioneve cilësore kamertale dhe ansambleve të mëdha (siq ishin dy formacionet korale, nga Japonia me dirigjent Ko Matsushita dhe korin nga SHBA me dirigjent Daniel Abraham vitin e kaluar). Në ambientin tonë, ku dominojnë recitalet, pjesëmarrja e ansambleve të mëdha e freskojnë jetën tonë muzikore.
Në anën tjetër, ReMusica, edhe më tutje ngulmon në fizionominë  e saj themelore, të mbështetur në postulatet e saj kryesore: vënja e paraleleve stilistike në mes muzikës së vjetër dhe asaj moderne, si dhe shquarja e artistëve shqiptarë/kosovarë, përfshirë edhe muzikën e kompozitorëve tanë.

Festivali hapet me artistë kulminant shqiptarë, Ermir Abeshi dhe Merita Rexha Tërshana, dhe vazhdon me koncertin e solisteve të Deutsche Operës nga Berlini, ku do të paraqitet për herë të parë, pas shume sukseseve ndërkombëtare që ajo pati, sopranoja jonë Elbenita Kajtazi, anëtare e kesaj shtëpie operistike si dhe Ronnita Nicole Miller mezzosoprano. Ndër ansamblet më atraktive që do të perfomojnë në edicionin e sivjemë, padyshim është “ARCIS SAXOPHON QUARTETT” ansambël ky, bashkëpuntor i orkestrave prestigjioze gjermane sic është Orkestra “Berliner Philharmoniker”. Formacioni simpatik 'Monteverdi Cello Octet' nga Italia do ta ketë koncertin më datën 12 maj. Një ndër risitë e Festivalit është bashkëpunimi midis ReMusica dhe DokuFest, me c’rast  në Edicionet e tyre të 15-ta nisin bashkëpunimin.

Sivjet, Petirit Çeku do ta ketë një prezentim krejtësisht origjinal. Ai do të realizoj veprën atraktive 'Romancero Gitano' të Castelnuovo Tedescos, bashkë me Korin e Filharmonisë së Kosovës. Në programin e Korit do të jenë edhe krijimtaria sakrale e autorëve të vjetër shqiptarë nga shekulli IV (Niketë Dardani), nga shekulli XIII (Jan Kukuzeli) dhe nga shekulli XVI (Gjergj Danush Llapacaj). Edhe sivjet në ReMusica vend do të ketë për muzikën akusmatike dhe elektroakustike, që tashmë janë pjesë e rëndomtë tematike e festivalit tonë. Përpos agjendës së mbushur koncertale, gjatë ReMusicas nuk do të mungojnë masterkurset e shumta, tribuna muzikologjike si dhe seksioni ReMusica Junior.