EDITORIAL 2023
Merrni frymë thellë. Mbajeni pak. Nga po ajo thellësi, ju ftojmë të reflektoni për ato gjëra që janë të domosdoshme për të gjetur balansin në përditshmërinë tonë dinamike. Tani, lëshoni frymën.
Edicioni i 22-të i Festivalit Nërkombëtar të Muzikës ReMusica INHALE • EXHALE po nis me mision t’ju përkujtojë për rëndësinë e kujdesit ndaj vetes – moment reflektimi dhe ndërgjegjësim për shëndetin dhe mirëqenien mendore.
Në jetën e shpejtë dinamike në të cilën jetojmë shpeshherë humbasim sensin dhe ndjeshmerinë për gjërat e vogla, që në realitet janë me shumë rëndësi. Koha dhe përkushtimi ndaj vetes para se gjithash, është pjesë qenësore e ekuilibrit dhe marrëdhënies që ndërtojmë pastaj dhe me të tjerët. Së dyti mbështetja dhe mirëmbajtja e raporteve të shëndosha përmes kujdesit ndaj njëri tjetrit dhe në fund, kujdesi ndaj natyrës, ndaj tokës.
Duke u nisur nga ky pikëvështrim, ReMusica ju merr nën krahë për të ofruar kapacitetin e saj duke shërbyer si hapësirë dhe vend takimi për të gjithë,për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin dhe mirëqenien mendore.
Në kuptimin përmbajtësor, Edicioni i 22-të do t’ofrojë një program të gjerë, duke filluar nga koncertet me artistët më të çmuar të skenave botërore dhe vendore; diskutimet ku fokus do t’jetë pikërisht shëndeti mendor; instalacionet konceptuale, tingullore; masterklasat, punëtoritë me gjeneratat e reja; ReMusica Junior – programin për fëmijë; koncertet akusmatike & elektroakustike e deri tek performansat unike ku muzika takon meditimin.
Edicioni i 22-të me mbi 200 pjesëmarrës nga Kosova dhe e gjithë Evropa dhe me 10 premiera botërore, do t’i kushtohet në veçanti repertorit për instrumente me frymë, duke vënë theks në formacionet frymore dhe ansamblet vokale.
Perderisa flasim për ansamblet frymore, rrugëtimi i këtij Edicioni nuk kishte se si të niste më mirë postë hapej me kuintetin frymor nga Holanda, të njohur ndërkombëtarisht për lojën e tyre virtuoze dhe si një ndër ansamblet më të çmuara të frymës, CALEFAX, me datën 3 maj. European Union Youth Orchestra, orkestra e themeluar nga Claudio Abbado, me ish-drejtorët e muzikës Vladimir Ashkenazy, Bernard Haitink dhe me kryedirigjent Vasily Petrenko, vjen për herë të parë në Kosovë me solist Daniel Rowland. Orkestra e themeluar në vitin 1976 ka punuar me shumë prej muzikantëve më të mëdhenj të botës, duke përfshirë Daniel Barenboim, Leonard Bernstein, Herbert von Karajan, Mstislav Rostropovich.
Këtë vit ReMusica themeloi Ansamblin Vokal ReMusica. Nën udhëheqjen e dirigjentit Rafet Rudi, tetë profesionistë janë bashkuar për të shpalosur muzikën korale me një finesë e ndjeshmëri interpretative. Pas koncerteve të sukseshme në Belgjikë, ansambli rikthehet në shtëpi me datën 4 maj. Pianisti belg Julien Libeer, i cili pas bashkëpunimeve si solist me Deutsche Kammerphilharmonie Bremen, Brussels Philharmonic, Belgian National Orchestra, Antwerp Symphony Orchestra etj., vjen për herë të parë në Prishinë me datën 10 maj. Kuarteti i fagotëve nga Shqipëria Tirana Bassoon Quartet, duoja fantastike nga Austria DUO ALIADA, dhe kori shumë aktiv i viteve të fundit, Siparantum, janë disa nga emrat e veçuar të këtij edicioni.
Merrni frymë thellë dhe përgatituni për një edicion plot jetë!
____
Take a deep breath. Hold it for a while. From the same depth, we invite you to reflect on the things that are crucial to maintain our mental health and well-being in our everyday dynamic life. Now, exhale.
The 22nd edition of the ReMusica International Music Festival reminds us how important it is to take care of ourselves. INHALE • EXHALE is a moment of reflection and awareness about mental health and well-being.
In our fast-paced lives, we often overlook the importance of small details. To begin with, time and dedication to oneself are essential elements of our ability to maintain balance and build relationships with others. Second, trust, support through caring are essential to maintain healthy relationships and finally, care for nature and the Earth, our home.
In light of this context, ReMusica takes you under its wings to offer a meeting place for all groups and communities while addressing mental health and well-being.
In terms of content, the 22nd edition, with over 200 participants from Kosovo and all over Europe will offer a diverse programme, starting from concerts – with remarkable international and local artists; discussions and artists talks – with a focus on mental health; installations – conceptual & sound installations; masterclasses, workshops with new generations; ReMusica Junior – programme for children; acousmatic & electroacoustic concerts to unique performances where music meets meditation.
Our 22nd edition will be devoted especially to the wind instruments repertoire, with a focus on wind formations and vocal ensembles.
Speaking of wind ensembles, there is no better way to start the 22nd edition but with the CALEFAX wind quintet from the Netherlands (3 May), known internationally for their virtuoso playing and as one of the most prestigious wind ensembles. The EUROPEAN UNION YOUTH ORCHESTRA with its founding Music Director Claudio Abbado, former Music Director Vladimir Ashkenazy, Bernard Haitink, and Chief Conductor Vasily Petrenko, comes for the first time to Kosovo with Daniel Rowland as a soloist. The orchestra founded in 1976 has worked with many renowned world musicians, such as: Daniel Barenboim, Leonard Bernstein, Herbert von Karajan, Mstislav Rostropovich.
This year, we founded the ReMusica Vocal Ensemble. Under the direction of the conductor Rafet Rudi, eight music professionals have come together to present choral music with finesse and sensibility. After successful presentations in Belgium, the ensemble comes home to perform on May 4. The Belgian pianist Julien Libeer, comes for the first time to Prishtina on May 10, after his collaborations as a soloist with the Deutsche Kammerphilharmonie Bremen, Brussels Philharmonic, Belgian National Orchestra, Antwerp Symphony Orchestra etc. The bassoon quartet from Albania, the amazing Austrian DUO ALIADA, Siparantum Choir, the most active choir in Kosovo in recent years, are just some of the names to land in ReMusica this year.
Take a deep breath and get ready for an edition full of life!