ReMusica - Festivali Ndërkombëtar i Prishtinës

ReMusica 2008

Komunikimi me modernen evropiane mbetet edhe me tutje prioritet i ‘Remusica’. Ne kete rruge te zgjedhur te saj, shtrohen dy detyra madhore per krijuesit  tane: avancimi i gjuhes shprehese te tyre, ruajtja dhe kultivimi i veçorive dalluese te universit tingellor autokton kosovar (shqiptar). Derisa vitin e kaluar, konnpozitoret e rendesishem evropian si Michael Finnissy, Giovanni Mancuso dhe Velimir Zaimov, shkruan vepra te bazuar ne polifonine shqiptare, sivjet ‘Remusica’ ka marr nje iniciative tjeter: ka bere porosine per kompozimin e veprave origjinale moderne nga disa autore kosovare duke shfrytezuar jo vetem tingellimen e folklorit tone, por edhe instrumentet tona autoktone popullore. Premiera e ketyre veprave do te jete ne koncertet e dates 17 dhe 24 maj.

Element tjeter i edicionit te sivjeme eshte plotesimi i synimit themelor te festivalit – afirmimi i krijimtarise se kompozitoreve kosovare te te gjitha gjeneratave. Do te degjojme krijimet me te reja te kompozitoreve te rinj dhe te gjenerates se mesme. Por ne ‘Remusica’ do te degjojme edhe veprat e doajeneve te muzikes sone si ato te kompozitorit Rexho Mulliqi me cka do ta kujtojnne ate (ne 25 vjetorin e vdekjes se autorit) me nje ngjarje te rendesishme per kulturen tone – do te ekzekutohet vepra Simfonia nr.1 e shkruar 50 vjete me pare, partitura e se ciles deri me tash eshte konsideruar e humbur.

Edicioni i sivjeme i “Remusica-s’ do te mbahet ne shenje te 100 vjetorit te lindjes se kompozitorit te madh francez, kolosit te muzikes se shekullit XX-te, Olivier Messiaen. Do te realizohen disa veprate ketij autori, por do te kete edhe nje Tribune te vegante per vepren e tij. Gjithashtu ‘Remusica’ ne kete edicion shenon 65 vjetorin e lindjes se kompozitorit Zeqirja Ballata dhe 50 vjetorin e lindjes se kompozitorit Mendi Mengjiqi me realizimin e nje numri te konsiderueshem te veprave te tyre dhe me aktivitete te tjera.
Ne fund duhet te shprehim falenderim te theksuar per ata qe ndihmuan Festivalin ‘Remusica’ dhe te cilet panderprere kane pasur besim ne te: KFOS-in, Ambasaden franceze, Ambasaden gjermane, Forumin kulturor austriak, Goethe Institute, Proreklam, shtepite tona televizive, Kuvendin Komunal te Prishtines dhe Ministrine e Kultures, nen patronatin e se cites mbahet Festivali qe ngafillinni i tij.
Rafet Rudi, kompozitor