ReMusica Festival

Sonte nis Festivali ReMusica l Edicioni i 20-të me temën « REWIND FORWARD »

Edicioni jubilar i Festivalit ReMusica shënon 20 vjetorin e saj, duke hedhur një vështrim në arritjet e
deritashme, si themel i vlefshëm e asaj që do të pason. Siç thot Kierkegaard, ” “;
Shpresuam se Edicioni i sivjemë, në shënimin e 20 vjetorit tonë, nuk do të ketë fatin e vitit 2020 pandemik.
Fati ishte tjetër nga ajo që shpresuam. Megjithatë, për dallim nga viti i kaluar, sivjet kemi arritur që të kemi
një Edicion Hibrid (të kombinuar) të programit festivalesk. Një mori aktivitetesh do të mbahen me prezencë
fizike siç janë punëtoritë, ligjëratat, kurse pjesa tjetër e koncerteve, në të cilin prezentohen emra të shquar
si Elbenita Kajtazi, soprano, Camille Lemonnier, piano; Asasello String Quartet nga Gjermania, artistët
e shquar nga Franca Pierre dhe Theo Fouchenneret; Holger Maik Mertin, Merita Rexha Tërshana,
piano; Ilir Bajri, kompozitor; artistet tona kosovare sopranoja Kaltrina Miftari dhe Tringa Sadiku në kitarë
do të vijnë në skenën e ReMusicas në formë dixhitale.


Edicioni 20 hapet sot, me koncertin e sopranos ELBENITA KAJTAZI dhe Camille Lemonnier në piano
Koncerti mund ta ndiqni sonte në >> Live: ReMusica TV
Linku: www.remusicafestival/live/
Ora 20:00
Film i shkurtër mbi rrugëtimin 20 vjecar të ReMusica “ReMusica 20 Years” me regji të Hana Agimit do të
shfaqet sot në faqet zyrtare të ReMusicas në facebook dhe youtube
Ora 19:00.

https://www.facebook.com/ReMusicaFestival/videos/333233605258179/

Have your say