Kënaqësi kur puna jonë, tashmë 20 vjeçare çmohet dhe vlerësohet!
Falenderojmë Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Itali, Znj. Lendita Haxhitasim e cila në Dhomën e Deputetëve (Pallatin Montecitorio) në Itali, shpalosi dhe prezantoi arritjet e punës sonë dhe të kolegëve tanë.
Momente si këto, janë shtytje që të vazhdojmë të japim kontributin tonë në fushën e muzikës, duke garantuar zhvillim të mirëfilltë në sektorin kulturor në Kosovë.
Linku: https://www.facebook.com/watch/?v=495167581931515
Me nderime,
Festivali ReMusica