ReMusica Festival

I mrekullueshmi Trio Klavis performon në ReMusica Festival | The wonderful Trio Klavis at ReMusica Festival

(English Below)

Vjenë-Prishtinë do të dukej si fluturim i rëndomtë që lidh Evropën me Kosovën, duke qenë se Kosova është akoma e izoluar nga vendet e tjera, por është lidhja që Trio Klavis krijoi me koncertin e tyre.

Direkt nga Vjena, historikisht një nga kryeqytetet e muzikës, në një sallë të zbrazët, Trio Klavis performoi një koncert shumë interesant.

Trio Klavis është në skenë që prej shumë vitesh dhe repertori i tyre shkon nga Klasicizmi dhe Romantizmi Vjenez në Modernizëm dhe Dodekafoni. Ansambli është i përbërë nga Mila Ferk (saksofon dhe kompozitor), Sabina Hasanova (piano) dhe Jenny Lippl (violinë).

Programi i koncertit përbëhej nga kompozitorë të ndryshëm si: Mozart, Piazzolla dhe kompozitorët kosovarë Valton Beqiri dhe Artan Hasani.

Zgjedhja e jozakontë dhe interesante e Mozart: Koha e tretë e trio Kegelstatt, e njohur gjithashtu si “trio skittles”, sepse Mozart e kompozoi atë gjatë një loje “skittles” (pothuajse si një lojë birilash) që ishte një sport shumë i popullarizuar në Vjenë në atë kohë. Trio Kegelstatt ka 3 kohë dhe koha e fundit Rondò u interpretua nga Trio Klavis.

Nga Vjena në Amerikën e Jugut me “suita Tango” të Astor Piazzolla që i dhanë koncertit një atmosferë të ëmbël, pasionante dhe melankolike që janë përbërësit e muzikës së Piazzolla.

Theksoj veçanërisht veprat e Miha Ferk, që pavarësisht moshës së tij të re, tregon një mënyrë interesante të kompozimit përmes veprave të tij “Mbirabells” dhe “Çökertme”, një pjesë melankolike e frymëzuar nga një melodi turke.

Manfredo Gambino, muzikolog

*

Vienna-Pristina…it could seem the normal flight that connects Europe to Kosovo, that it’s unduly still quite isolated from the other countries, but it’s the link that Trio Klavis created with their concert.

Directly from Vienna, historically one of the capital of music, in an empty hall, Trio Klavis performed a very interesting concert. The Trio is on the scenes since many years and their repertory goes from Viennese Classicism and Romanticism to Modernism and Dodecaphony.

The ensemble is composed by Mila Ferk (saxophone and composer), Sabina Hasanova (piano) and Jenny Lippl (violin). The programme of the concert was various: Mozart, Piazzolla and kosovar composers as Valton Beqiri and Artan Hasani.

Unusual and interesting the choice of Mozart piece: Kegelstatt trio 3rd movement, known also as “trio skittles” because Mozart composed it during a game of skittles (almost like a bowling) that it was a very popular sport in Vienna back then. The Trio Kegelstatt has 3 movements and the last Rondò movement was performed by Trio Klavis. From Vienna to South America with the “Tango suites” of Astor Piazzolla that gave to the concert a sweet, passionate and melancholic atmosphere that are the ingredients of Piazzolla’s music.

Special mention to the pieces of Miha Ferk, that despite his young age, shows an interesting way of composing with “Mbirabells” and “Çökertme”, a melancholic piece inspired by a turkish melody.

Manfredo Gambino, musicologist

Have your say