ReMusica Festival

ReMusica Festival | SPECIAL ONLINE EDITION 19 RISE

Edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës ReMusica, sivjet, vjen në një format të ri, format i kushtëzuar nga rrethanat dramatike që është duke kaluar njerëzimi. Kemi qenë të shtrënguar, ashtu si edhe ndërmarrjet të tilla të ngjashme në botë, t’i kthehemi punës dhe t’i përkujtojmë vlerat fundamentale të ekzistencës.

Në përpjekjet që të dilet nga ky boshllëk, në horizont shfaqet shpresa si filozofi shumë e hollë e jetës – shpresa për ndryshim, shpresa për jetë, shpresa e gëzimit, shpresa e këngës, shpresa e botës së tingujve, shpresa e lumturisë. Shpresa shfaqet mu atëherë kur gjithçka duket e humbur. Ajo ngadhnjenë mbi dëshpërimin (si mëkat i pafalshëm), ajo shkëlqen në fund të mendimeve tona të errëta.

Dhe në fund (apo në fillim?), na duket se koncepti i ringjalljes shfaqet si forcë lëvizëse në arritjen e një bote më të mire, më të lumtur. Pandemia zbuloi problemet fundamentale të mënyrës së jetesës dhe kjo ringjallje duhet të shërbej në adresimin e këtyre problemeve.

Në thelbin e situatës së sotme qëndrojnë fjalët Shpresa dhe Ringjallja – RISE!

ENG
The 19 th Edition of Pristina International Festival ReMusica is presented in a new format, conditioned by the dramatic circumstances the humanity is facing. We have been restricted, as have other initiatives of this kind, to return to our work, but at the same time focus on the fundamental values of existence.

In the efforts to move past this void, the horizon sheds the hope as a perceptive life philosophy – the hope for change, the hope for life, the hope for joy, song, the world of sounds, and the hope for happiness. The hope presents itself when all seems vain. Sometimes it Rises over the anguish (as an unforgiving sin) and shines over our darkest thoughts.

In the end (or the beginning?) the concept of revival is presented as moving force towards a better and joyous world. The pandemics revealed fundamental problems of the way we live and this revival should serve to address them.

At the heart of today’s circumstances embedded are the words of Hope and Revival – RISE!

Have your say