ReMusica Festival

Post ReMusica: WESTERN BALKANS YOUTH ORCHESTRA / Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor

Festivali ReMusica nis vitin 2025 me një koncert të përbashkët me Orkestrën e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor (WBYO), nën dirigjimin e Desar Sulejmani-t, me solist Mario Ruska në klarinetë. Ky koncert organizohet për të shënuar 255-vjetorin e lindjes së L.V. Beethoven.

Koncerti do të mbahet me 8 Janar (E Mërkurë) 2025, në Atelienë e Pallatit të Rinisë, në orën 19:30.

Hyrja është e lirë. Rezervoni vendet tuaja këtu: https://shorturl.at/2go6m

WESTERN BALKANS YOUTH ORCHESTRA
Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor

Mario Ruska, Klarinetë Clarinet
Desar Sulejmani, Dirigjent Conductor

Program: L.V.Beethoven, A.Copland, F.Mendelssohn-Bartholdy
Me këtë koncert shënohet 255-vjetori i kompozitorit L.V.Beethoven.

Festivali ReMusica Edicioni XXIII – Togetherness 

Me temën e ngrohtë të bashkimit dhe afërsisë, Edicioni i 23-të i Festivalit ReMusica u mbajt nga data 5 deri në 8 nëntor 2024. Me mbi 200 pjesëmarrës nga Kosova, Belgjika, Franca, Portugalia, Austria, Gjermania, Spanja, Italia dhe nga e gjithë Europa, ofroi një program të gjerë, duke filluar nga Koncertet: me artistët më të çmuar të skenave botërore dhe vendore; Diskutime: Panele diskutimi me tema të rëndësishme si qëndrueshmëria dhe praktikat mjedisore brenda industrisë duke synuar krijimin e  një platformë për dialog ekspertësh dhe shkëmbim idesh; Koncertet akusmatike & elektroakustike; Rrjetëzim: mundësi për rrjetëzim, bashkëpunim dhe krijim lidhjesh midis artistëve vendas, mysafirëve ndërkombëtarë, krijuesve të festivaleve dhe profesionistëve të industrisë; Programi Edukativ – punëtori dhe masterklasa, një mjedis dinamik dhe të pasur ku artistët, studentët dhe dashamirët e muzikës u bashkuan për të shkëmbyer ide, ndërtuar lidhje dhe frymëzuar njëri-tjetrin. Poashtu, Festivali përfshiu një gamë aktivitetesh – programin tradicional ReMusica Junior për fëmijë, punëtori, programin ReNew për artistë të rinj dhe shumë më tepër.
_____

ORKESTRA RINORE E BALLKANIT PERËNDIMOR

Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor  është një iniciativë e Artium Eudora, një OJQ me qendër në Prishtinë, e cila promovon artin si një platformë për progresin individual dhe shoqëror.  Qëllimi i kësaj platforme është të rrisë bashkëpunimin mes muzicientëve të rinj të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) të cilat nuk janë pjesë e BE-së. Kjo platformë për muzicientët e rinj vepron përtej dallimeve kombëtare, etnike, fetare dhe kulturore, duke kontribuar në bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërkufitar dhe ndëretnik. 

WBYO është mbështetur nga programi i Bashkimit Evropian “Creative Europe” me projektin WBYOACCELERANDO, duke dëshmuar vlerën dhe rëndësinë e tij në promovimin e kulturës dhe artit në Ballkanin Perëndimor si dhe në Evropë.

Have your say