ReMusica Festival

Përfaqësimi i krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë në REMUSICA ndër vite

Një ndër karakteristikat kryesore të Festivalit ReMusica ka qenë dhe mbetet përfaqësimi i krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë, mu për këtë festivalin ReMusica shpeshëherë e kanë karakterizuar si “festival kompozitorial”. Prezentimin e krijmtarisë tonë në një konkurencë të denjë ndërkombëtare e kemi konsideruar si shansë të mirë për kompozitorët që krijimtarinë e tyre ta ballafaqojnë në një konkurencë të tillë prestigjioze. Me këtë ata vazhdimisht kanë dëshmuar potencialin e tyre dhe njëkohësisht më këtë kanë ndihmuar në hapjen e kulturës sonë si kusht i domosdoshëm për vitalitetin e saj.

Në të gjitha edicionet e festivalit, kujdes i madh i është kushtuar veprimtarisë së kompozitorëve të rinj dhe shenimit të përvjetorëve të kompozitorëve tanë të gjeneratave më të vjetra.

Afër 400 vepra të autorëve shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë parë dritë në këto tetëmbëdhjet vite të jetës së festivalit. Madje, një numër i madh i tyre janë porosi e festivalit! Të gjitha këto vepra, të regjistruara me standard profesional, sot ruhen në arkivin e festivalit. Ato janë një thesar i çmueshëm i festivalit.

Pamëdyshje, Festivali ReMusica ka arkivin më të ruajtur dhe më të kompletuar të krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë të tubuar në një vend, të periudhës së pasluftës.

*

Representation of local composers at ReMusica

One of the main characteristics of ReMusica Festival was, and still is, the presence of creations of local composers, hence ReMusica was often labeled as a “composition festival”. We have considered that the representation of our creations in a tough international competition would be a good chance for composers to weight themselves in such prestigious environment. Through this platform they have proved their potential and in the same time they helped expose our culture as a necessary precondition for its vitality.

In all of editions so far, a special space was given to the young composers  creations, as well as marking important anniversaries of our older generation composers.

Almost 400 pieces of Albanian composers from Kosovo, Albania and North Macedonia have seen the light in the past eighteen editions of the festival. Moreover, a considerable number of these compositions were commissioned by the festival! All of these pieces, written according to the professional standard, today are part of the festival archive. They are an important treasure of the festival.

Unequivocally, ReMusica Festival has a well-preserved and the most complete archive of Albanian composers in the post-war period.

Have your say