ReMusica Festival

REMUSICA KËTË VIT DO TË FRYMOJË SHQIP NË SALLAT KONCERTALE PRESTIGJIOZE SI AJO E HET CONCERTGEBOUW AMSTERDAM, LORELY SAAL, VJENË DHE TË TJERA.

Që ta mbajmë edhe ndonjë ditë sekretin, tashmë publik, të artistëve pjesëmarrës të ReMusica-s që do paraqiten në mediumet kosovare, sot po i shpalosim sallat në të cilat do performohet enkas për publikun tonë. Thelbësore është të permendet që falë fizionomisë së ndërtuar ndër vite, në ato salla do të luhen dhe do jehojnë veprat e kompozuara nga kompozitorët tanë, ndër të cilat shumica janë vepra premierë të porositura nga Festivali ReMusica, si ajo e kompozitorit Ardian Halimi, Kushtrim Gashi, Valton Beqiri, Kreshnik Alickaj, Lum Halabaku, Rafet Rudi etj. ReMusica këtë vit për publikun tone vjen me interpretime të drejtpërdrejta nga Het Concergebouw Amsterdam, Holandë, Lorely-Saal nga djepi i muzikës, Vjena, Austri, Le Regard du Cygne, Paris, Francë, salla e KulturForum, Munster, Gjermani, si dhe nga e famshmja Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, e cila megjithatë po ia del të qëndrojë si një nga alternativat e vetme për performancë të koncerteve të muzikës serioze.

Esenca megjithate qëndron në artistët që do luajnë në ato salla koncertale, si dhe programi i thurrur me kujdes, ku peshën e mbajnë veprat e autorëve tanë.

*

From prestigious concert halls such as the Het Concertgebouw Amsterdam, Lorely Saal, Vienna, halls in France, Germany and of course the Red Hall in Kosovo, ReMusica will breathe Albanian with premiere works by Kosovar authors.

In order to keep the (public) secret of the participating artists of ReMusica, just for a bit more, that will swarm the Kosovar media, today we are unveiling the halls in which concerts will be performed especially for our public. It is essential to mention that thanks to the festival physiognomy built over the years, these halls will echo works composed by our composers, most of which are premiere works commissioned by the ReMusica Festival, as are the pieces of Ardian Halimi, Kushtrim Gashi, Valton Beqiri, Kreshnik Alickaj, Lum Halabaku, Rafet Rudi etc. This year ReMusica will be presenting live concerts to our audience from Het Concergebouw Amsterdam, Netherlands, Lorely-Saal from the cradle of music, Vienna, Austria, Le Regard du Cygne, Paris, France, KulturForum hall, Munster, Germany, as well as from the famous Hall of Red of Pristina, which nevertheless manages to stand as one of the only alternatives for performance of classical music concerts.

The essence, however, lies in the artists who will play in those concert halls, as well as the carefully crafted program, where the weight is borne by the works of our authors.

Have your say