Take a deep breath. Hold it for a while. From the same depth, we invite you to reflect on the things crucial to maintaining our mental health and well-being. Now, exhale.
The 22nd edition of the ReMusica International Music Festival reminds us how important it is to take care of ourselves. INHALE • EXHALE is a moment of reflection and awareness of mental health and well-being.
In our fast-paced lives, we often overlook the importance of small details. To begin with, time and dedication to oneself are essential elements of our ability to maintain balance and build relationships with others. Second, trust, support through caring are essential to maintain healthy relationships and finally, care for nature and the earth, our home.
In light of this context, ReMusica takes you under its wings to offer a meeting place and space for all groups and communities while addressing mental health and well-being.
In terms of content, the 22nd edition will offer a diverse programme, starting from concerts – with remarkable international and local artists; discussions and artists talks – with a focus on mental health; installations – conceptual & sound installations; masterclasses, workshops with new generations; ReMusica Junior – programme for children; acousmatic & electroacoustic concerts to unique performances where music meets meditation.
Among the artists in this year’s ReMusica programme are the EUROPEAN UNION YOUTH ORCHESTRA with its founding Music Director Claudio Abbado, former Music Director Vladimir Ashkenazy, Bernard Haitink, and Chief Conductor Vasily Petrenko, the CALEFAX reed quintet from the Netherlands, known internationally for their virtuoso playing and as one of the most prestigious wind ensembles, ReMusica Vocal Ensemble, and Siparantum the most active choir in Kosovo in the last years – to name just a few.
Take a deep breath and get ready for a full life edition!
Merrni frymë thellë. Mbajeni pak. Nga po ajo thellësi, ju ftojmë të reflektoni për ato gjëra që janë të domosdoshme për të gjetur balansin në përditshmërinë tonë dinamike. Tani, lëshoni frymën.
Edicioni i 22-të i Festivalit Nërkombëtar të Muzikës ReMusica po nis me mision t’ju përkujtojmë mbi rëndësinë e kujdesit për veten. INHALE • EXHALE është moment reflektimi dhe ndërgjegjësim për shëndetin dhe mirëqenien mendore.
Në jetën e shpejtë dinamike në të cilën jetojmë sheshherë humbasim sensin dhe ndjeshmerinë për gjërat e vogla, që në realitet janë me shumë rëndësi. Koha dhe përkushtimi ndaj vetes para se gjithash, është pjesë qenësore e ekuilibrit dhe marrëdhënies që ndërtojmë pastaj dhe me të tjerët. Së dyti besimi, mbështetja dhe mirëmbajtja e raporteve të shëndosha përmes kujdesit ndaj njëri tjetrit dhe në fund, kujdesi ndaj natyrës, planetit tokë.
Duke u nisur nga kjo perspektivë, ReMusica ju merr nën krahë për të ofruar kapacitetin e saj duke shërbyer si hapësirë dhe vend takimi për të gjitha grupet, komunitetet për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin dhe mirëqenien mendore.
Në kuptimin përmbajtësor, Edicionit i 22-të do t’ofrojë një program të gjerë, duke filluar nga koncertet – me artistët më të çmuar të skenave botërore dhe vendore; diskutime – ku fokus do t’jetë pikërisht shëndeti mendor; instalacione – konceptuale, tingullore; masterklase, punëtori me gjeneratat e reja; ReMusica Junior – programe për fëmijë; koncertet akusmatike & elektroakustike e deri tek performansat unike ku muzika takon meditimin.
Orkestra e themeluar nga Claudio Abbado, me ish-drejtoret muzikës Vladimir Ashkenazy, Bernard Haitink dhe me kryedirigjent Vasily Petrenko – EUROPEAN UNION YOUTH ORCHESTRA, Kuinteti frymor CALEFAX nga Holanda, të njohur ndërkombëtarisht për lojën e tyre virtuoze dhe si një ndër ansamblet më të çmuara të frymës, Ansambli Vokal ReMusica dhe kori shumë aktiv i viteve të fundit – Siparantum janë vetëm disa nga emrat që do t’jenë pjesë e këtij Edicioni të Festivalit ReMusica.
Merrni frymë thellë dhe përgadituni për nje edicion plot jetë këtë vit!