ReMusica Festival

ReCreate and RePlay

  • Date: September 6, 2021
  • Location Prishtinë
  • Venue: Fakulteti i Arteve- Departamenti i Muzikës - UP

ReCreate and RePlay

 

Punëtori – veglat virtuale për kompozim dhe interpretim – ndërtim dhe aplikim
Tutor: Ilir Bajri, kompozitor 

 

Punëtoria ka për qëllim që brenda një periudhe relativisht të shkurtë të ndihmojë në përfitimin dhe zotërimin e njohurive te bollshme për ndërtimin e veglave virtuale që mund të përdoren në procese kreative artistike dhe performance. Punëtoria do të përqëndrohet në ndërtimin e instrumenteve përmes platormës “opensource” HISE (http://hise.audio) që është kompajler për ndërtimin e sample-based instrumenteve virtuale dhe teknologjisë VST3 te instrumenteve virtuale te licencuar nga Steinberg.

 

Programi i punëtorisë ndahet në tri pjesë, 

  • Digjitalizim dhe përpunim të tingujve 
  • Ndërtim të instrumenteve virtuale  
  • Prezantim / performansë publik të instrumenteve nga vetë vijuesit e punëtorisë (në kuadër të Festivalit ReMusica me datën 10.09)

 

Bajri është kompozitor që vokacion kryesor ka jazz muzikën. Si jazz pianist është prezentuar me sukses në Itali, Spanjë, SHBA ( Chicago , New York , Lynchburg ). Themelues dhe udhëheqes i jazz formacioneve në vitet `90 (Classic Jazz Trio, Quasi Fusion Band, Ilir Bajri Quartet). Shkruan me sukses muzikë për teatër dhe film. Ėshtë sprovuar me sukses në fushėn e muzikës ektroakustike ( “Vijėzimi” ‘95, “Pėrtej“ ‘97 dhe “I-Turn-U ‘01). Një prej themeluesve te Qendrës për Muzikën e Re në  Prishtinë dhe udheheqës i ansamblit eksperimental të kësaj qendreje i përbërë nga muzicientë të rinj. Me 2005 themelon ansamblin “Quasi Fusion Orchestra” të përbërë kryesisht nga studentë të muzikës duke koncertuar rregullisht ne festivalet dhe ngjarjet e rendesishme muzikore ne Kosovë. Themeloi dhe udhëhoqi per 10 vite me rradhë Prishtina Jazz Festival (2005-2014). Ne sferën e filmit dhe video produksionit ka një eksperience të konsiderueshme me realizimet e projekteve qe datojnë qysh nga vitet ’90. Themelues i studios se dalluar për video dhe 3D produksion “Virtual Studio” në te cilën u realizuan shumë nga video projektet e artistëve vizuel kosovar gjatë viteve 2000-2010. Themelues dhe inovator i ORCHESTOOLS opensource instrumenteve virtuale (2017-2021).

 

Punëtoria organizohet në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve, Departamentin e Muzikës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”