ReMusica Festival

Evening Concert: Kosovo Philharmonic Orchestra x Mak Grgic x Marco Crispo

  • Date: November 1, 2026
  • Time: 19:30
  • Location
  • Venue:

ReMusica Festival l Edicioni XXV Edition
26.10 > 01.11.2026
CONTINUUM

ORKESTRA E FILHARMONISË SË KOSOVËS Kosovo Philharmonic Orchestra
MAK GRGIĆ  kitarë guitar
MARCO CRISPO dirigjent conductor
Program: J. Brahms, M. Abels, A. Dvořák

┈➤ Atelieja e Pallatit të Rinisë, Prishtinë 01.11. , 19:30 CEST

PROGRAM

Johannes Brahms
Uvertura tragjike, Op. 81 Tragic Overture, Op. 81

Michael Abels
Borders
për kitarë dhe orkestër
for Guitar and Orchestra

Mak Grgić, kitarë guitar

Antonín Dvořák
Simfonia nr.8 në G-dur, Op. 88
Symphony No. 8 in G major, Op. 88

I. Allegro con brio
II.
Adagio
III. Allegretto grazioso
IV> Allegro ma non troppo

Bio
Filarmonia e Kosovës

E themeluar në vitin 2000, Filarmonia e Kosovës është institucioni qendror i jetës orkestrale në Kosovë. Ajo vazhdon traditën e ish-Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit të Prishtinës dhe, nga një ansambël harqesh, u zhvillua fillimisht në një orkestër kamertale e më pas në një orkestër të plotë simfonike. Filarmonia e Kosoës ka zhvilluar turne në Japoni, Turqi, Gjermani. Për ReMusica XXV, ajo do ta përmbyllë Edicionin XXV të ReMusicas me vepra të Brahms, Abels dhe Dvořák.

Mak Grgić, kitarë
Kitaristi slloven i nominuar për çmimin Grammy, Mak Grgić, lindi në Lubjanë në vitin 1987. Ai studioi me Ante Čagalj në Zagreb dhe me Alvaro Pierrin në Vjenë, më pas përfundoi masterin dhe doktoraturën në USC Thornton School of Music në Los Anxhelos. Ka performuar në Walt Disney Concert Hall, Kennedy Center, Zankel Hall të Carnegie Hall, Musikverein dhe Teatro alla Scala. Regjistrimet e tij shtrihen nga «Balkanisms» (Naxos) deri te «Mak|Bach», një projekt që e eksploron muzikën e Bach-ut përmes sistemeve të akordimit të Lindjes së Mesme. Ai është profesor asistent i kitarës në University of South Carolina.

Marco Crispo është dirigjent italian me bazë në Kopenhagë, puna e të cilit përfshin operën, repertorin simfonik, muzikën bashkëkohore dhe edukimin. Ai ka drejtuar orkestra dhe trupa operistike në mbarë Evropën dhe më gjerë, duke përfshirë Opéra Orchestre National de Montpellier, Orkestrën Filarmonike të Kosovës, Orkestrën Simfonike Shtetërore të Armenisë dhe Orchestra Giovanile Luigi Cherubini.

Si ish-student i Akademisë Mbretërore Daneze të Muzikës, Crispo ka punuar me dirigjentë të shquar si Michael Schønwandt, Esa-Pekka Salonen, Daniele Gatti, Hannu Lintu dhe Jukka-Pekka Saraste. I përkushtuar ndaj përfshirjes së muzikës së re në repertor dhe zgjerimit të qasjes ndaj muzikës klasike, ai është po aq aktiv edhe si aranzhues, edukator dhe mbështetës i muzikantëve e kompozitorëve të rinj.

____________________________ENGLISH______________________________

Kosovo Philharmonic Orchestra
Founded in 2000, the Kosovo Philharmonic is the central institution of orchestral life in Kosovo. It continues the tradition of the former Radio Television Prishtina Symphony Orchestra, and grew from a string ensemble into a chamber orchestra and then a full symphony orchestra. It has toured in Japan, Turkey and Germany. For ReMusica XXV it closes the festival with music by Brahms, Abels and Dvořák.

Mak Grgić, guitar
Grammy-nominated Slovenian guitarist Mak Grgić was born in Ljubljana in 1987. He studied with Ante Čagalj in Zagreb and Alvaro Pierri in Vienna, then earned his master’s and doctorate at the USC Thornton School of Music in Los Angeles. He has performed at the Walt Disney Concert Hall, the Kennedy Center, Carnegie’s Zankel Hall, the Musikverein and Teatro alla Scala. His recordings range from “Balkanisms” (Naxos) to “Mak|Bach”, which explores Bach through Middle Eastern tuning systems. He is assistant professor of guitar at the University of South Carolina.

Marco Crispo është dirigjent italian i cili jeton dhe vepron në Kopenhagë, puna e të cilit përfshin operën, repertorin simfonik, muzikën bashkëkohore dhe edukimin. Ai ka drejtuar orkestra dhe trupa operistike në mbarë Evropën dhe më gjerë, duke përfshirë Opéra Orchestre National de Montpellier, Orkestrën Filarmonike të Kosovës, Orkestrën Simfonike Shtetërore të Armenisë dhe Orchestra Giovanile Luigi Cherubini.

Si ish-student i Akademisë Mbretërore Daneze të Muzikës, Crispo ka punuar me dirigjentë të shquar si Michael Schønwandt, Esa-Pekka Salonen, Daniele Gatti, Hannu Lintu dhe Jukka-Pekka Saraste. I përkushtuar ndaj përfshirjes së muzikës së re në repertor dhe zgjerimit të qasjes ndaj muzikës klasike, ai është po aq aktiv edhe si aranzhues, edukator dhe mbështetës i muzikantëve e kompozitorëve të rinj.

Marco Crispo is an Italian conductor based in Copenhagen, whose work spans opera, symphonic repertoire, contemporary music, and education. He has conducted orchestras and opera companies across Europe and beyond, including the Opéra Orchestre National de Montpellier, Kosovo Philharmonic Orchestra, Armenian State Symphony Orchestra, and Orchestra Giovanile Luigi Cherubini.

A graduate of the Royal Danish Academy of Music, Crispo has worked with distinguished conductors including Michael Schønwandt, Esa-Pekka Salonen, Daniele Gatti, Hannu Lintu, and Jukka-Pekka Saraste. Passionate about bringing new music into the repertoire and expanding access to classical music, he is equally active as an arranger, educator, and advocate for young musicians and composers.