Program
Jeffery Ames
Tshotsholoza Traditional South African
Michael McGlynn
Media Vita
Leon Shehu, vocal, Fidan Strumcaku, shaman drum
Jan Van der Roost
Amor io fallo
Katerina Gimon
Fire
Fidan Strumcaku, shaman drum
Baki Jashari
Pakëz në ëndërr, pakëz në zhgëndër (Little in the dream, little awake)
Aurora Hyseni, recitator
Josephine Poelinitz
City called heaven, traditional spiritual
Erijon Palucaj, solo, Denita Dedushaj, piano
Jake Runestad
Nyon, Nyon
Samo Vovk
Ta na solbici
About
Siparantum Choir Kori Siparantum është kori më i njohur në skenën e muzikës kosovare, i dalluar për promovimin e kulturës kombëtare dhe ndërkombëtare. Themeluar në vitin 2017 dhe nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendit, kori ka fituar njohje të madhe me 15 çmime ndërkombëtare, përfshirë Medaljen e Artë (Champions Competition) – Mixed Choir në World Choir Games, Kore e Jugut (2023), Medaljen e Artë në European Choir Games & Grand Prix of Nations, Suedi (2023), dhe Çmimin e Parë në Kategorinë G në European Festival for Young People, Neerpelt, Belgjikë (2024).
Repertori i tij përfshin muzikë klasike dhe bashkëkohore, me bashkëpunime me dirigjentë dhe kompozitorë të njohur si Simon Carrington, Ēriks Ešenvalds, Robin Tyson, , Petr Popelka, Heinz Ferlesch, Josip Degl’ Ivellio, Mihaly Zeke etj. duke forcuar reputacionin ndërkombëtar të korit.
Kori ka mbajtur koncerte dhe ka marrë pjesë në festivale prestigjioze në shumë vende, përfshirë SHBA (Washington D.C.), Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Kore të Jugut, Austri, Belgjikë, Zvicër, Suedi, Portugali, Kroaci, Poloni, Maqedoninë e Veriut, Slloveni dhe Shqipëri. Performancat në skena si Berliner Philharmoniker dhe Wiener Konzerthaus kanë konsoliduar famën ndërkombëtare të korit. Me mbi 140 paraqitje ndërkombëtare, kori është renditur ndër 30 grupet më të mira korale në Listën Botërore të Renditjes INTERKULTUR, duke përfaqësuar me krenari kulturën e Kosovës.
Memli Kelmendi ka përfunduar studimet pasuniversitare për dirigjim (vokal dhe instrumental) në Prishtinë, si dhe për kompozicion, produksion muzikor dhe inxhinieri të tonit në Maqedoninë e Veriut. Aktualisht, ai vazhdon studimet e doktoraturës në drejtimin koral në Shkollën e Arteve “Kirili dhe Metodi” në Shkup. Memli është anëtar i Këshillit të Koreve Botërore (WCC) – INTERKULTUR, ku përfaqëson Kosovën për herë të parë. Ai është gjithashtu anëtar i rrjetit më të madh të dirigjentëve koral në botë, World Choral Conducting Network (WCCN). Kompozimet e tij më të njohura përfshijnë “Agnus Dei,” “Ater Umbra,” “Silentium Est Pax,” “Pax,” “Renuo,” “Dies Lunae,” etj. Ai njihet gjithashtu si kompozitor i cili ka shkruar muzikë për më shumë se 40 shfaqje teatrale dhe mbi 50 filma.
_______
The Siparantum Choir is a highly respected choir in the Kosovar music scene. It was founded in 2017 and is led by Memli Kelmendi. The choir has achieved significant recognition, winning 15 international awards, including the Gold Medal (Champions Competition) – Mixed Choir at the World Choir Games in South Korea (2023), the Gold Medal at the European Choir Games & Grand Prix of Nations in Sweden (2023), and First Prize in Category G at the European Festival for Young People in Neerpelt, Belgium (2024). The choir’s repertoire includes both classical and contemporary music. It has collaborated with renowned conductors and composers such as Simon Carrington, Ēriks Ešenvalds, Robin Tyson, Petr Popelka, Heinz Ferlesch, Josip Degl’ Ivellio, Mihaly Zeke, among others, further enhancing its international reputation. The choir has performed concerts and participated in prestigious festivals in many countries, including the USA (Washington D.C.), Germany, France, Italy, Spain, South Korea, Austria, Belgium, Switzerland, Sweden, Portugal, Croatia, Poland, North Macedonia, Slovenia, and Albania. Performances in venues like the Berliner Philharmoniker and Wiener Konzerthaus have solidified the choir’s international fame. With over 140 international appearances, the choir is ranked among the top 30 choirs worldwide according to the INTERKULTUR World Rankings, proudly representing Kosovo’s rich cultural heritage.
Memli Kelmendi has completed his postgraduate studies in conducting (vocal and instrumental) in Prishtina, as well as in composition, music production, and sound engineering in North Macedonia. He is currently pursuing his doctoral studies in choral conducting at the “Kirili and Metodi” Arts School in Skopje. Memli is a member of the World Choir Council (WCC) – INTERKULTUR, where he represents Kosovo for the first time. He is also a member of the largest network of choral conductors in the world, the World Choral Conducting Network (WCCN). His most recognized compositions include “Agnus Dei,” “Ater Umbra,” “Silentium Est Pax,” “Pax,” “Renuo,” “Dies Lunae,” and others. He is also known as a composer who has written music for over 40 theatrical performances and more than 50 films.