ReMusica Festival

EDITORIAL | ReMusica Festival Special TV & ONLINE EDITION – RISE

EDITORIAL

ReMusica Festival | SPECIAL EDITION 19 “RISE”

Në përpjekjet që të dilet nga kjo gjendje në të cilën gjendet njerëzimi, në horizont shfaqet shpresa si filozofi shumë e hollë e jetës – shpresa e gëzimit, shpresa e lumturisë, shpresa e këngës, shpresa për jetë. Ajo shfaqet mu atëherë kur gjithçka duket e humbur. Shpresa do të shkëlqejë në fund të mendimeve tona të errëta dhe do të ngadhnjejë mbi dëshpërimin si mëkat i pafalshëm. Edicionin e sivjemë e konsiderojmë të veçantë në shumë aspekte. Pa mëdyshje të gjthë neve na duhet një forcë e shtuar, një ringritje që do të na përkujton se koncepti i ringjalljes shfaqet si forcë lëvizëse në arritjen e një bote më të mirë, më të lumtur. Pandemia zbuloi problemet fundamentale të mënyrës sonë të jetesës dhe kjo ringjallje duhet të shërbej në adresimin e këtyre problemeve. Në thelbin e situatës së sotme qëndrojnë fjalët Shpresa dhe Ringjallja – RISE!

Edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës ReMusica vjen në një format të ri, format i përshtatur rrethanave të reja. Përkundër kësaj, progami i sivjemë ruan cilësinë, vëllimin dhe fizionominë e ndërtuar me vite, duke e dërguar publikun kosovar në rrugëtim drejt sallave Europiane, përfshi natyrisht edhe Kosovën. Kemi nderin e veçantë që këtë edicion ta hapë Ebonit Saxophone Quartet, drejtëpërdrejtë nga e prestigjozja Concertgebouw në Amsterdam. Një ansambël ambcioz, që tashmë ka qenë pjesmarrës në shumë festivale prestigjioze të Europës. Më 2018 CD-ja e dytë e Ebonitit, e quajtur “Arabesque” u botua nga 7 Mountain Records dhe u përshkrua si “magji e pastër” nga gazeta holandeze “de Volkskrant”. Nga Salla e Kuqe e Prishtinës festivali do prezantoj koncertin e sopranos tonë tashmë të afirmuar, Besa Llugiqi. Ajo është fituese e “Grand Prix” të konkursit “Elena Nikolai”, me ç’rast vlerësohet nga juria profesionale si “zë i bukur, teknikë e mrekullueshme dhe intepretim i lartë estetik”. Do të shoqërohet nga pianisti ynë, tashmë më përvojë të madhe Misbah Kaçamaku.

Festivali poashtu do vizitoj djepin e muzikës, ku nga Lorely Saal nga Vjena do paraqes Trio Klavis (violinë, saksofon dhe piano). Ansambli ka përformuar në sallat e mëdha të muzikës siç janë Vienna Musikverein, Tonhalle Zürich, St. Petersburg Philharmonie, Gasteig Münich. Në program do të kenë edhe veprat e autorëve tanë Valton Beqiri dhe Artan Hasani. Artistët tanë Visar Kuçi (violinë) dhe Lirika Pula-Kasapolli (piano), sjellin freski interpretative të veprave që më parë nuk janë luajtur në Kosovë, siç është Lili Boulanger dhe vepra e Calliope Tsoupaki, e cila e vendosë ReMusica Festivalin në hartë të iniciativës “Festivals for Compassion”.

Atraksion i edicionit të sivjemë janë duoja fantastike Jérémy Jouve (kitarë), të cilit radioja ndërkombëtare FIP i referohet si “ambasador i ri i botës së kitarës klasike”, dhe Pierre Fouchenneret (violinist) i cili veçohet me paraqitjet mjeshtërore skenike, të cilat janë “dërrmuese” sipas Ouest France.  Nëmes tjerash ata do të luajnë edhe premierën e veprës së autorit tanë Kreshnik Aliçkaj.

Koncerti tematik Skena e Re edhe sivjet prezenton artistët dhe kompozitorët e ri të talentuar nga Kosova. ReMusica poashtu ka nderin të mirëpres një nga kuartetet harkore më të kërkuara ndërkombëtarisht Minguet Quartet. Ata paraqiten në ReMusica pas festivalit të Salzburgut, ndërsa vlenë të ceken bashkëpunimet e tyre me Cologne Philharmonie, Bavarian Akademie der Schönen Künste Munich, etj. Në programin e koncertit të tyre do të jetë edhe premiera e veprës së kompozitorit të ri kosovar, Ardian Halimi, vepër e shkruar si porosi e Festivalit ReMusica.

Të themi në fund e një ndër karakteristikat kryesore të Festivalit “ReMusica” ka qenë dhe mbetet përfaqësimi i krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë. Është numër impozant i veprave të autorëve shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që kanë parë dritë në këto nëntëmbëdhjet vite të jetës së festivalit. Madje, një numër i madh i tyre, siq dëshmohet edhe në edicionin e sivjemë, janë porosi e festivalit! Me këtë Festivali ReMusica, ka bërë shumë në hapjen e kulturës sonë si kusht i domosdoshëm për vitalitetin e saj.

Donika RUDI
Drejtoreshë e Festivalit ReMusica

*
EDITORIAL

ReMusica Festival 2020 | SPECIAL EDITION 19 “RISE”

In the efforts to turn the tide of events which humanity is facing, hope appears on the horizon as a very subtle philosophy of life – the hope of joy, the hope of happiness, the hope of song, the hope of life. It appears when everything seems lost. Hope will shine at the end of our dark thoughts and triumph over despair as an unforgivable sin.

We consider this year’s edition special in many respects. Undoubtedly we all need added strength, a revival that will remind us that the concept of revival appears as the driving force in achieving a better, happier world. The pandemic revealed the fundamental problems of our way of life and this revival should serve to address these problems.

At the heart of today’s situation are the words Hope and Revival – RISE!

The 19th edition of the Prishtina International Festival ReMusica comes in a new format, a format adapted to new circumstances. Despite this, this year’s programme preserves the quality, volume and physiognomy built over the years, sending the Kosovar public on a journey to European halls, including of course Kosovo.

We have the special honor to open this edition of the Ebonit Saxophone Quartet, directly from the prestigious Concertgebouw in Amsterdam. An ambitious ensemble, which has already participated in many prestigious festivals in Europe. In 2018 Ebonit’s second CD, called &”Arabesque” was published by 7 Mountain Records and described as “pure magic” by the Dutch newspaper ” de Volkskrant”. From the Red Hall of Prishtina, the festival will present the concert of our established soprano, Besa Llugiqi. She is the winner of the “Grand Prix” of the “Elena Nikolai” competition, where she is evaluated by the professional jury as “beautiful voice, wonderful technique and high aesthetic interpretation”. She is accompanied by one of our most experienced pianists, Misbah Kaçamaku.

The festival will also visit the cradle of music, where the Festival will present live from Lorely Saal from Vienna a fabulous Trio Klavis (violin, saxophone and piano). The ensemble has performed in major music halls such as Vienna Musikverein, Tonhalle Zürich, St. Petersburg Philharmonic, Gasteig Münich. The program will also include the works of our authors Valton Beqiri and Artan Hasani. Our artists Visar Kuçi (violin) and Lirika Pula-Kasapolli (piano) bring interpretative freshness by playing works not previously performed in Kosovo, such as Lili Boulanger and the work of Calliope Tsoupaki, which puts the ReMusica Festival on the “Festivals for Compassion” solidarity map.

The attraction of this year’s edition are the fantastic duo Jérémy Jouve (guitar), whom international radio FIP refers to as the “new ambassador of the world of classical guitar“, and Pierre Fourchenneret (violinist) who stands out with his masterful stage performances, which are “Overwhelming” according to West France. Among other pieces, they will play the premiere of the work of our author Kreshnik Alickaj.

The thematic concert Skena e Re this year again presents young talented artists and composers from Kosovo. ReMusica also has the honor of hosting one of the most sought after internationally arched quartets, the Minguet String Quartet. They appear on ReMusica after the Salzburg festival, while we note their collaborations with the Cologne Philharmonie, the Bavarian Akademie der Schönen Künste Munich, etc. They will also play the premiere piece of our young composer Ardian Halimi, a work commissioned by ReMusica Festival.

It is imperative to note that one of the main characteristics of the ReMusica Festival has been and remains the representation of the creativity of Albanian composers. It is an imposing number of works by Albanian authors from Kosovo, Albania and Northern Macedonia, who have seen the light in these nineteen years of the festival. In fact, a large number of them, as evidenced in this year’s edition, are commissioned by ReMusica, which in turn has played a significant role in opening our culture as a necessary condition for its vitality.

Donika RUDI
Director of ReMusica Festival

Have your say