ReMusica Festival

ReMusica Festival 25 vjet: CONTINUUM

ReMusica Festival | Edicioni XXV Edition
CONTINUUM
26.10 > 01.11. 2026

ReMusica 25 Vjet: Continuum
Edicioni i 25-të i Festivalit ReMusica, me temën “Continuum”, shënon çerek shekulli evolucion artistik, risi dhe dialog kulturor. Ky edicion jubilar, që do të mbahet nga 26 tetori deri më 1 nëntor 2026, kremton traditën që është shndërruar në një pjesë të rëndësishme të jetës kulturore të Kosovës dhe në një nga platformat më të shquara të Evropës Juglindore për muzikën bashkëkohore dhe atë klasike. Ndonëse koncepti i “continuum”-it sugjeron qëndrueshmëri dhe lidhje përmes kohës, historia e ReMusica-s mbështetet gjithashtu te transformimi: proces dinamik rritjeje, ri-përtëritjeje dhe ri-krijimi, që pasqyron natyrën e muzikës minimaliste, ku përsëritja shpaloset aq lehtësisht saqë ndryshimi kalon pa u vënë re, derisa papritmas e gjejmë veten në një gjendje krejtësisht të re.

Hapësirë ​​takimi. Që nga fillesat e tij në Prishtinë në vitin 2002, ReMusica është konceptuar si një vend ku artistët, publiku, idetë dhe brezat takohen përmes dëgjimit dhe përvojës së përbashkët. Festivali lindi nga aktivitetet e Qendrës për Muzikë të Re, një institucion i themeluar në periudhën e menjëhershme të pasluftës në Kosovë, me nxitjen e Vanessa Redgrave-it dhe mbështetjen e Philip Glass-it. E themeluar nga kompozitori Rafet Rudi dhe artistë të tjerë, misioni i Qendrës ishte t’i prezantonte publikut kosovar muzikën bashkëkohore të shekullit të 20-të dhe praktikat inovative të interpretimit. Mbi këtë bazë, ReMusica u shfaq si një platformë për shkëmbim artistik, zbulim dhe dialog, duke e lidhur Kosovën me skenën ndërkombëtare të muzikës dhe duke kultivuar njëkohësisht një komunitet të gjallë vendas krijuesish e interpretuesish.

Që në fillim, identiteti i ReMusica-s u bazua në tri shtylla të ndërlidhura ngushtë: popullarizimi i krijimtarisë së shekullit të 20-të dhe i muzikës bashkëkohore, prezantimi i kompozitorëve vendas dhe i veprave të tyre në kuadër të një festivali prestigjioz ndërkombëtar; si dhe takimi midis kulturës muzikore bashkëkohore shqiptare e kosovare dhe botës më të gjerë muzikore ndërkombëtare, për t’u mundësuar krijuesve vendas të angazhohen me standardet më të larta artistike të vendosura në nivel ndërkombëtar. Ndër vite, kjo qasje ka sjellë bashkëpunime të rëndësishme artistike.

Artistët dhe ansamblet ndërkombëtare ftohen të merren me punën e kompozitorëve kosovarë dhe shqiptarë: në vitin 2007, ReMusica u ngarkoi kompozitorëve me ndikim evropianë Michael Finnissy, Giovanni Mancuso dhe Velimir Zaimov të krijonin vepra origjinale të frymëzuara nga folklori shqiptar, veçanërisht iso-polifonia shqiptare. Një vit më vonë, festivali prezantoi koncerte me vepra origjinale bashkëkohore të shkruara për instrumente popullore shqiptare. Këto iniciativa ilustrojnë vazhdimësinë e ReMusica-s për të krijuar takime kuptimplote midis trashëgimisë kulturore lokale dhe praktikës artistike bashkëkohore ndërkombëtare.

Programi i vetë festivalit ka pësuar ndryshime të konsiderueshme ndër vite. Në vitet e para, muzika bashkëkohore përbënte thelbin e identitetit të ReMusica-s. Duke filluar nga edicioni i pestë, programi u zgjerua për të përfshirë edhe epoka të tjera muzikore – Rilindjen, Barokun, Klasicizmin dhe Romantizmin, duke i vendosur ato krahas veprave bashkëkohore dhe duke krijuar paralele domethënëse mes tyre. Sot, ReMusica i ofron publikut një udhëtim përmes repertorëve klasikë, krijimeve avangarde, muzikës elektroakustike dhe akusmatike, si dhe fuzioneve inovative që ndërthurin teknologjinë me forma të tjera arti. Muzika është një formë arti e gjallë dhe gjithnjë në ndryshim, e aftë të lidhë breza, kultura dhe disiplina të ndryshme.

Mbështetja e brezit të ri. ReMusica ka mbështetur vazhdimisht kompozitorët dhe artistët në zhvillim, duke i ftuar ata të eksperimentojnë, të krijojnë dhe të prezantojnë vepra të reja përmes programeve si “Young Composers”, “Young Performers”, “Open Podium” dhe “ReMusica Junior”. Në këtë mënyrë, ReMusica ka kontribuar në ndërtimin e një ekosistemi muzikor, ku artistët e afirmuar dhe ata në zhvillim mund të bashkëveprojnë dhe ku muzikantët e rinj inkurajohen të zhvillojnë punën e tyre artistike.

Krahas programit të koncerteve, ReMusica ka zhvilluar aktivitete për fëmijë, ka organizuar masterklasa e punëtori dhe ka investuar vazhdimisht në edukimin muzikor. “Tribuna Muzikologjike” është shndërruar në një aktivitet të rëndësishëm , duke trajtuar tema aktuale që kanë zgjuar interes të gjerë shoqëror dhe duke krijuar hapësirë ​​për reflektim e diskutim përtej sallës së koncerteve. Programi “Vepra të reja pedagogjike për instrumente” ka inkurajuar kompozitorët vendas të krijojnë vepra të reja për instrumente të ndryshme, me qëllim pasurimin e repertorit të kufizuar që u vihet në dispozicion shkollave të muzikës. Këto nisma kanë ndihmuar në kultivimin e audiencave të reja, duke krijuar njëkohësisht mundësi domethënëse për mësim, frymëzim dhe zhvillim artistik.

Rrjetet kulturore. Përtej koncerteve, ReMusica është shndërruar në një simbol të kreativitetit dhe diplomacisë kulturore të Kosovës, një vendtakim për kultura, ide dhe angazhim shoqëror, i bazuar në bindjen se muzika mund të lidhë, të shërojë dhe të frymëzojë, një formë arti dhe gjithnjë në ndryshim, e aftë të lidhë breza, kultura dhe disiplina të ndryshme. Çdo edicion zhvillohet rreth një teme qendrore që lidh programin muzikor me çështje më të gjera shoqërore, si shkëmbimi kulturor, barazia gjinore, shëndeti mendor, qëndrueshmëria mjedisore, të drejtat e njeriut dhe roli i kreativitetit në formësimin e së ardhmes sonë të përbashkët.

Ky angazhim e ka pozicionuar ReMusicën edhe brenda rrjeteve më të gjera kulturore evropiane. Festivali është anëtar i Shoqatës Evropiane të Festivaleve (EFA) dhe mban etiketën EFFE si “Festival i Shquar i Arteve” që nga viti 2019. Pjesëmarrja e tij në nisma evropiane, si “Festivals for Compassion”, “European Festivals Forest” dhe “European Festivals Fund for Emerging Artists” (EFFEA), pasqyron më tej përkushtimin e tij ndaj bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar, shkëmbimit artistik dhe mbështetjes për artistët në zhvillim. Për më tepër, këtë vit, Qendra e Kosovës për Muzikë të Re, së bashku me 14 partnerë të tjerë nga vende të ndryshme, është partnere zyrtare e European Festivals Fund for Emerging Artists (EFFEA), duke shërbyer si përfaqësi e European Festivals Association (EFA) në Kosovë dhe regjion.

Continuum:  reflektim mbi të kaluarën dhe vizion për atë që na pret.
Për edicionin e tij të 25-të, ReMusica rikthehet te një nga aspektet përcaktuese të viteve të para të festivalit: fokusi i fuqishëm te muzika bashkëkohore. Duke iu rikthyer rrënjëve që formësuan identitetin e festivalit gjatë dekadës së tij të parë, CONTINUUM vë në pah mënyrën se si muzika e re vazhdon të evoluojë përmes eksperimentimit të guximshëm, zërave të rinj artistikë, inovacionit teknologjik dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor.

Kjo qasje gjen shprehje konkrete edhe në programin e këtij viti: përmes rezidencave artistike me fizarmonikisten Margherita Berlanda dhe ansamblin e perkusioneve BL!NDMAN, koncerteve me artistë të shquar ndërkombëtarë si kitaristi Thibaut Garcia dhe fizarmonikisti Félicien Brut, si dhe përmes partneritetit shumëvjeçar me Filharmoninë e Kosovës. Në të njëjtën frymë, platforma ReNew sjell gjeneratën 2026/2027, duke u dhënë hapësirë talentëve të rinj dhe duke vazhduar mbështetjen për artistët e së ardhmes.

Ky rikthim te muzika bashkëkohore nuk është një tërheqje drejt së kaluarës, por një rikthim te themelet mbi të cilat ReMusica vazhdon të ndërtojë të ardhmen.

Në përputhje me përkushtimin e ReMusica-s ndaj angazhimit social dhe kulturor, CONTINUUM eksploron gjithashtu tema si shkëmbimi kulturor, qëndrueshmëria dhe roli i krijimtarisë në formësimin e së ardhmes sonë të përbashkët. Tema shkon përtej një titulli për një edicion jubilar: ajo është një reflektim mbi lidhjet që e kanë mbajtur gjallë festivalin përgjatë 25 viteve, lidhjet mes brezave, mes zërave artistikë vendorë dhe ndërkombëtarë, mes traditës dhe eksperimentimit, si dhe mes muzikës dhe shoqërisë. 

Festivali vazhdon të evoluojë pikërisht sepse vetë muzika është gjithnjë në zhvillim. 

25 vite muzikë, bashkëpunime e ide, të lidhura dhe të përcjella më tej – nga një brez te tjetri, përmes zërave artistikë vendas e ndërkombëtarë, traditës dhe eksperimentimit, muzikës dhe shoqërisë. Ky është CONTINUUM.

ReMusica Festival |Edicioni XXV Edition
CONTINUUM
26.10 > 01.11. 2026
ReMusica 25 Years: Continuum 

The 25th edition of the ReMusica Festival, themed Continuum, marks a quarter-century of artistic evolution, innovation, and cultural dialogue. Taking place from 26 October to 1 November 2026, this anniversary edition celebrates a tradition that has grown into an important part of Kosovo’s cultural life and one of Southeast Europe’s distinguished platforms for contemporary and classical music. Although the notion of continuum suggests persistence and connection across time, ReMusica’s story builds on transformation as well: a dynamic process of growth, renewal, and reinvention that mirrors the nature of minimalist music, where repetition unfolds so subtly that change goes unnoticed until we suddenly find ourselves in a completely new state. 

A space of encounter. Since its beginnings in Prishtina in 2002, ReMusica has been conceived as a place where artists, audiences, ideas, and generations meet through listening and shared experience. The festival grew out of the activities of the Center for New Music, an institution established in the immediate post-war period in Kosovo, with the encouragement of Vanessa Redgrave and the support of Philip Glass. Founded by composer Rafet Rudi and fellow artists, the Center’s mission was to introduce 20th-century contemporary music and innovative performance practices to Kosovar audiences. From this foundation, ReMusica emerged as a platform for artistic exchange and discovery, connecting Kosovo with the international music scene while nurturing a lively local community of creators and performers.

From the very beginning, ReMusica’s identity was based on three closely interconnected pillars: the popularization of 20th-century creativity and contemporary music, the presentation of local composers and their work within a prestigious international festival and the encounter between contemporary Albanian and Kosovar music culture and the wider international musical world, to enable local creators to engage with the highest artistic standards established internationally. Over the years, this approach has generated significant artistic collaborations.

International artists and ensembles are invited to engage with the work of Kosovar and Albanian composers: in 2007, ReMusica commissioned influential European composers Michael Finnissy, Giovanni Mancuso, and Velimir Zaimov to create original works inspired by Albanian folklore, particularly Albanian iso-polyphony. A year later, the festival presented concerts featuring original contemporary works written for Albanian traditional instruments. These initiatives exemplify ReMusica’s continuum to creating meaningful encounters between local cultural heritage and contemporary international artistic practice. Across its editions, more than 500 works by Albanian composers have premiered at the festival, many of them commissioned specifically for ReMusica. The festival has also developed the largest audio archive of Kosovar music, preserving an important part of the country’s contemporary musical heritage and ensuring that these works remain accessible beyond the moment of their premiere.

The festival’s own programme has transformed considerably over time. During its early years, contemporary music was the heart of ReMusica’s identity. From its fifth edition onward, the programme broadened to include other musical eras: Renaissance, Baroque, Classical, and Romantic, placing them alongside contemporary works and drawing substantive parallels across. Today, ReMusica offers audiences a journey through classical repertoires, avant-garde creations, electroacoustic and acousmatic music, as well as innovative fusions involving technology and other art forms.

Encouraging the younger generation. ReMusica has consistently supported emerging composers and performers, inviting them to experiment, create, and present new works, with programmes such as Young Composers, Young Performers, Open Podium, and ReMusica Junior. In doing so, ReMusica has contributed to building a living musical ecosystem in which established and emerging artists can exist in dialogue, and in which young musicians are encouraged to develop their own artistic voices.

Alongside its concert programme, ReMusica has developed activities for children, organized masterclasses and workshops, and invested continuously in music education. The programme New Pedagogical Works for Instruments has encouraged local composers to create new works for various instruments, with the aim of enriching the limited repertoire available for music schools. The Music Tribune has become an important accompanying activity, addressing current topics that have generated wider social interest and creating space for reflection and discussion beyond the concert hall. These initiatives have helped cultivate new audiences while creating meaningful opportunities for learning, inspiration, and artistic development.

Cultural networks. Beyond its concerts, ReMusica has grown into a symbol of Kosovo’s creativity and cultural diplomacy –  a meeting place for cultures, ideas, and social engagement, grounded in the belief that music can connect, heal, and inspire – a living, ever-changing art form capable of bringing together different generations, cultures, and disciplines. Each edition unfolds around a central theme that connects its musical programming with wider social questions such as cultural exchange, gender equality, mental health, environmental sustainability, human rights, and the role of creativity in shaping our shared future.

This commitment has also positioned ReMusica within broader European cultural networks. The festival is a member of the European Festivals Association (EFA) and has held the EFFE Label as a “Remarkable Arts Festival” since 2019. Its participation in European initiatives such as Festivals for Compassion, the European Festivals Forest, and the European Festivals Fund for Emerging Artists (EFFEA) further reflects its commitment to international cultural cooperation, artistic exchange, and support for emerging artists. Furthermore, this year, Kosovar Center for New Music, together with 14 other partners from different countries, is an official partner of the European Festivals Fund for Emerging Artists – EFFEA, serving as the European Festivals Association (EFA)’s antenna in Kosovo and region.

Continuum: a reflection on the past and a vision for what lies ahead.
For its 25th edition, ReMusica reconnects with the defining aspect of its first decade: the strong focus on contemporary music. By returning to those roots, Continuum highlights how new music continues to evolve through bold experimentation, fresh artistic voices, technological innovation, and interdisciplinary collaboration. This approach takes concrete form in this year’s programme through artistic residencies with accordionist Margherita Berlanda and percussion ensemble BL!NDMAN, concerts featuring internationally acclaimed artists such as guitarist Thibaut Garcia and accordionist Félicien Brut, as well as through the festival’s long-standing partnership with the Kosovo Philharmonic, to name just a few. In the same spirit, the ReNew platform presents its 2026/2027 generation, creating opportunities for emerging talents and continuing its commitment to supporting the artists of tomorrow. This renewed emphasis is not a retreat into the past, but a return to the foundations from which the festival can continue to look forward.

The festival continues to evolve precisely because music itself is always evolving. 25 years of music, collaborations, ideas, connected and carried forward – from one generation to the next, from local and international artistic voices, tradition and experimentation, music and society. This is CONTINUUM.

Have your say