Festivali ReMusica, anëtar i European Festivals Association, mori pjesë në Arts Festivals Summit të EFAs, i cili u mbajt në Budva, Mal i Zi, nga data 16 deri më 19 maj 2026.
Në këtë samit ndërkombëtar, i organizuar nga EFA në bashkëpunim me Theatre City Budva, morën pjesë rreth 200 përfaqësues të festivaleve, politikëbërës, artistë dhe partnerë kulturorë nga Evropa dhe bota, përfshire anetaret tjere te Kosoved dhe pjese e associacionit: DokuFest, PrizrenFest, duke krijuar një hapësirë katërditore për dialog, bashkëpunim dhe shkëmbim idesh mbi rolin e artit në shoqëri.
Në emër të Festivalit ReMusica, në këtë ngjarje morën pjesë Donika Rudi, Drejtore e Festivalit ReMusica dhe njëkohësisht Drejtoreshë e European Festivals Fund for Emerging Artists – EFFEA, initiative e EFA -European Festivals Association dhe Lundrim Rexha, Menaxher i produksionit të festivalit ReMusica.

Donika Rudi, drejtoreshe e Festivalit ReMusica dhe e EFFEA – European Festivals Fund for Emerging Artists
Arts Festivals Summit, si takimi vjetor i EFA-së, bashkon përfaqësues të festivaleve, artistë , institucione dhe partnerë kulturorë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e artit bashkëkohor në kontekst global. Edicioni i këtij viti vazhdoi traditën 74-vjeçare të EFA-së për të nxitur dialog dhe bashkëkrijim kulturor, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes rajoneve dhe aktorëve të ndryshëm kulturorë.

Gjatë samitit u prezantuan një sërë folësish dhe panelesh diskutimi, ndër ta dhe drejtoresha e Festivalit ReMusica, Donika Rudi, e cila kontribuoi dhe udhëhoqi sesionin me festivalet ndërkombëtare të muzikës, sesionin “Beyond Border – Cross-Border Collaborations & Partnerships”, si dhe ndau përvojën dhe vizionin e saj në kuadër të zhvillimit të festivaleve dhe mbështetjes së artistëve të rinj në Evropë permes programit European Festivals Fund for Emerging Artists – EFFEA qe ajo drejton.
ReMusica Festival gjithashtu njofton me krenari se në vitin 2027 do të jetë nikoqir i Forumit te EFAs Denis de Rougemont Forum, i cili do të mbahet në kuadër të Festivalit ReMusica në datat 19 – 22 tetor 2027, duke e pozicionuar Prishtinën si një qendër të rëndësishme të dialogut kulturor evropian. Ndërsa këtë vit, ReMusica Festival mbahet në datat 26 – 30 Tetor, me c’rast feston dhe 25 vjetorin e tij. 

Lundrim Rexha, menaxher i produksionit, ReMusica Festival
Beyond borders regional and cross-border collaborations

Opening Ceremony
Beyond borders regional and cross-border collaborations
