Përtej Traditës
Vokalistja Agona Shporta dhe pianisti Ilir Bajri sjellin përpunime të këngëve nga regjioni i Kosovës dhe Shqipërisë, me pjesë nga albumet e tyre Hape Portën (2024) dhe Introspective (2022).
Agona Shporta është vokaliste dhe aranzhuese që punon me interpretimin e këngëve popullore shqiptare. Ajo ka studiuar jazz vokal në New York dhe ka përfshirë elemente të këndimit klasik indian në qasjen e saj muzikore. Në vitin 2024 publikoi albumin e saj të parë, Hape Portën, me riaranzhime të këngëve popullore nga Kosova dhe Shqipëria, të cilin e ka prezantuar nëpër Europë. Së fundmi ka përfunduar studimet në programin e hulumtimit artistik në Berlin. Ajo jeton dhe punon në Prizren.
Ilir Bajri është pianist, kompozitor dhe figurë qendrore e skenës kulturore në Prishtinë. Ai ka kontribuar në zhvillimin e xhazit në Kosovë dhe ka performuar ndërkombëtarisht me kompozime në xhaz, muzikë klasike bashkëkohore dhe film. Në vitin 2022 publikoi albumin Introspective, një trio pianoje me kompozime origjinale, ku Bajri luan piano, së bashku me Kiril Tufekcievski në kontrabas, Viktor Filipovski në bateri dhe Armend Xhaferi në gitarë. Ai vazhdon të promovojë xhazin dhe muzikën në Kosovë dhe merret gjithashtu me krijimin e instrumenteve virtuale dhe materialeve edukative për mësimin e muzikës.
ENG
Beyond Tradition
Vocalist Agona Shporta and pianist Ilir Bajri perform re-arrangements of songs from the Kosovo and Albania region, featuring pieces from their albums Hape Portën (2024) and Introspective (2022).
Agona Shporta is a vocalist and arranger who works with reinterpretations of Albanian folk songs. She studied jazz vocal in New York and incorporates elements of Indian classical singing into her musical approach. In 2024, she released her debut album, Hape Portën, featuring rearrangements of folk songs from Kosovo and Albania, which she has presented across Europe. She recently completed studies in an artistic research program in Berlin. She lives and works in Prizren.
Ilir Bajri is a pianist, composer, and a central figure in Prishtina’s cultural scene. He has contributed to the development of jazz in Kosovo and performed internationally with works in jazz, contemporary classical music, and film. In 2022, he released Introspective, a piano trio of original compositions featuring Bajri on piano, Kiril Tufekcievski on double bass, Viktor Filipovski on drums, and Armend Xhaferi on guitar. He continues to promote jazz and music in Kosovo and is also involved in creating virtual music instruments and educational resources for self-learning music.
📅 30 tetor | 📍 Kisha Katolike “Shën Ndou” | 🕖 19:00
🎫 Rezervoni vendin tuaj këtu: https://shorturl.at/79S6t