Concert
100% BACH
PIANO RECITAL: JULIEN LIBEER
Program
J.S. Bach’s Well-tempered Keyboard (Book I)
____
Julien Libeer, i lindur në 1987 pranë Brukselit, Belgjikë, kujtimi i tij më i hershëm muzikor është dokumentari i mbi regjistrimin e West Side Story nga Leonard Bernstein. Pianoja, të cilës ai iu përkushtua nga mosha gjashtë vjeçare, u bë shpejt shoqëruesi besnik për shprehjen e dashurisë për muzikën që shtrihet nga opera, muzika orkestrale dhe ajo kamertale dhe repertori i pianos.
Për pesë vite vendimtare, pedagogu francezo-polak Jean Fassina ishte mësuesi i durueshëm, kërkues dhe i mençur që çdo muzikant ambicioz duhet të ketë shansin ta takojë. Kjo përvojë u pasua nga bashkëpunimi po aq intensiv me Maria João Pires në kapelën muzikore të Mbretëreshës Elisabeth, këshillat dhe mbështetja e së cilës ndikuan fuqishëm në pikëpamjet e Julienit gjatë viteve të fundit.
Julieni ka performuar në Barbican Hall (Londër), Auditorio Nacional (Madrid), Palau de la Musica (Barcelona), Elbphilharmonie (Hamburg) dhe është mysafir i rregullt i Palais des Beaux-Arts (Bruksel) dhe Concertgebouw Amsterdam. Përveç kësaj, ka bërë turne në Japoni (Tokio, Sumida Tryphony Hall), Liban (festivali i Beirut Chants), Turqi (Festivali i Muzikës në Ankara) dhe SHBA (Festivali Ndërkombëtar i Pianos në Miami). Ai është artist në rezidencën në Flagey.
Julieni ka interpretuar me Deutsche Kammerphilharmonie Bremen, Filharmoninë e Brukselit, Orkestrën Kombëtare Belge, Orkestrën Simfonike të Antwerp, Sinfonia Varsovia dhe New Japan Philharmonic; nën dirigjim të Trevor Pinnock, Jun Märkl, Michel Tabachnik, Augustin Dumay, Hervé Niquet, Joshua Weilerstein dhe Enrique Mazzola. Përkushtimi i tij ndaj veprave të Dinu Lipattit ka rezultuar në bashkëpunime të ngrohta, ndër të tjera, me Orkestrën e Radios së Bukureshtit.
Një muzikant i kompletuar i muzikës kamertale, ai punon rregullisht me Augustin Dumay, Camille Thomas, Frank Braley, Maria João Pires dhe Lorenzo Gatto, me të cilët ka interpretuar sonatat e plota të violinës së Beethoven-it gjatë disa sezoneve (në ambiente duke përfshirë Wigmore Hall, Louvre dhe Concertgebouw Amsterdam).
___
Born in 1987 near Brussels, Julien Libeer’s earliest musical memory is the documentary on the recording of West Side Story by Leonard Bernstein. The piano, which he took up at age six, quickly became the faithful companion for expressing a love of music that thrives as much on opera, orchestra, and chamber music as on the piano repertoire.
For five years, French-Polish pedagogue Jean Fassina was the patient, demanding, wise teacher that any aspiring musician should have the chance to encounter. This was followed by the equally intense collaboration with Maria João Pires at the Queen Elisabeth Music Chapel, whose advice and support strongly influenced Julien’s views over the last few years.
Julien has performed at the Barbican Hall (London), Auditorio Nacional (Madrid), Palau de la Musica (Barcelona), Elbphilharmonie (Hamburg), and is a regular guest of the Palais des Beaux-Arts (Brussels) and Concertgebouw Amsterdam. He has toured in Japan, (Tokyo, Sumida Tryphony Hall), Lebanon (Beirut Chants festival), Turkey (Ankara Music Festival) and the US (Miami International Piano Festival). He is an artist in residence at Flagey.He has performed with the Deutsche Kammerphilharmonie Bremen, Brussels Philharmonic, Belgian National Orchestra, Antwerp Symphony Orchestra, Sinfonia Varsovia and New Japan Philharmonic; under conductors including Trevor Pinnock, Jun Märkl, Michel Tabachnik, Augustin Dumay, Hervé Niquet, Joshua Weilerstein and Enrique Mazzola. His dedication to the works of Dinu Lipatti have resulted in warm collaborations with the Bucarest Radio Orchestra, among others.
An accomplished chamber musician, he works on a regular basis with Augustin Dumay, Camille Thomas, Frank Braley, Maria João Pires and Lorenzo Gatto, with whom he has performed the complete Beethoven violin sonatas over several seasons (at venues including Wigmore Hall, Louvre and the Concertgebouw Amsterdam).