ReMusica Festival

ReMusica ftohet në Holandë, në Festivalin e muzikës klasike “WoNDeRFeel”

Jemi shumë të nderuar me ftesën që i është bërë ReMusica-s, respektivisht drejtoreshës së festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës “ReMusica”, znj. Donika Rudi dhe producentit ekzekutiv z. Viktor Berishaj nga Festivali Ndërkombëtar i muzikës klasike në Holandë “WoNDeRFeel”.
ReMusica do të jetë në mesin e 13 institucioneve/festivaleve ndërkombëtare, ndër to “Gent Festival” Belgjikë, “Concertgebouw” Belgjikë , “Music on Main” Kanada etj që do ta ndjekë  nga afër këtë ngjarje të rëndësishme që do të ndodhë gjatë tre ditëve, në ’s-Graveland me 20 deri më 22 Korrik 2018.
Këtë vit në Festivalin “WoNDeRFeel” do të mbahen rreth 125 koncerte me artistë dhe ansamble më me zë të skenës ndërkombëtare: Ebonit Saxofoonkwartet, Calefax, Victor Julien-Laferrier, Quatuor Hermès etj pëfshirë edhe dokumentarët muzikor, ligjërata, poezi, aktivitete për fëmijë dhe të tjera.

Për më shumë: https://www.wonderfeel.nl/en/


Have your say