E D I T O R I A L 


Edicioni i 4-tė i Festivalitr Nėrkombėtar tė Muzikės sė Re, i cili sivjet paraqitet me njė emėr mė tė plotėsuar “ReMusica” mbėshtetet nė postuletet themelore tė cilat, me shumė ambicie, e kemi shpallur qė nė nismė tė kėtij festivali, katėr vite mė parė, e ato kanė qenė – prezentimit i muzikės sė shekullit XX para publikut kosovar, tė luajtur nga ansamblet kompetente europiane dhe botėrore, prezentimi i krijimtarisė sė kompozitorėve kosovarė dhe shqiptarė nė pėrgjithėsi nė njė konkurencė tė till ku ajo do tė mund ta vlerėsojė drejt vetėvehten, avantazhet e saja por edhe tė metat e saja. Ky ballafaqim i saj me muzikėn vlerat e mirėfillta botėrore do ta bėjė atė mė pėrgjgjėse pėr shquarjen e veēorive dalluese tė saja dhe njėkohėsisht e bėn atė komunikative me rrjedhat aktuale tė muzikės europiane. 
Sivjet do tė fillojmė edhe me njė iniciativė tjetėr –futjes nė program, kohė pas kohe, tė veprave tė epokave tė mėparshme stilistike me tė cilat muzika aktuale, muzika e re do tė mund tė vejė paralele pėrmbajtėsore dhe logjike. Kėshtu, qė nė natėn e parė, nė program do tė jetė vepra monumentale e romantikut gjerman Franz Shubertit “Vajza dhe Vdekja”. 

Nxitja dhe afirmimi i veprave tė reja, do tė jetė edhe mė tutje objektiv kryesor i festivalit. Sė kėndejmi nė edicionin e sivjemė do tė shohin dritė disa vepra tė cilat janė fryt i kėsaj pėrpjekjeje tonėn. Festivali do tė fillojė me njė vepėr premiale - “Koncert pėr saksofon, orkestėr harkor e perkusione” tė kompozitorit Valton Beqiri, vepėr e cilė ėshtė shkruar si porosi e festivalit. Nė vazhdėn e kėsaj edhe kompozitorėt e rinjė, qė gjithnjė mė shumė janė prezent nė kėtė festival, si Arta Zeqiraj, Kushtrim Gashi, Dafina Zeqiri, Vullnet Tahiri, sivjet i prezentojnė punimet mė tė reja tė tyre. 

Nė fushėn organizative, festivali ballafaqohet me vėshtėrėsi tė shumta qė e bėjnė tė lodhshme rrugėn tonė dhe ndonjėherė edhe dėshpruese. Pėrkundėr kėsaj ne jemi tė inkurajuar prej miqėve tanė nė botė dhe pėrkrahjes tė Fondacioneve dhe Zyrave ndėrlidhės qė mbėshtesin artistėt e vendeve tė tyre qė tė marrin pjesė nė festivalin tonė. Me antarsimin e festivalit tonė nė ECPNM (Konferencėn Europiane tė Promotorėve tė Muzikės), si antare e saj e rregullt, na lehtėson komunikimin me kolegėt tanė nė botė. 
Festivali Ndėrkombėtarė i Muzikės sė Re - “ReMusica” si manifestim i vetėm nė Kosovė qė i dedikohet krijimtarisė sė kompozitorėve kosovarė, pret me drejt njė mirėkuptim dhe njė mbėshtetje mė tė madhe. 




Rafet RUDI
Drejtor i Festivalit Prishtinė 10.05.2005